en-US
 
  • Site
  • Web
Search

Krasitja e mollës – formësimi i kurorës

Krasitja është një prej masave pomoteknike dhe aplikohet me qëllim të arritjes së objektivave për të cilat i kultivojmë pemët.

Arsyeshmëria

  • Formësimi dhe mirëmbajtja e kurorës së pemës nga fidani e deri në fundin e ciklit jetësor)
  • Mbajtja e vitalitetit të bimës
  • Përmirësimi  i  cilësisë  së  lulëzimit,  frutdhënies,  gjethit,  dhe kurorës
  • Kufizimin e rritjes

Njohuritë elementare për krasitje

 

Njohja e organeve kryesore të pemës e veçanërisht atyre mbitokësore


A - Molla:

1 - thithak,

2 - degëz drunore,

3 - degëz e hollë,

4 - degëz e shkurtë,

5 - degëz torbeste,

         6 - 7 degëz e hollë dhe e shkurtër me syth frutor             në majë








Qafa  e  rrënjës  –  pjesa  ndërlidhëse  në  mes  të  s.  rrënjor  dhe  s. mbitokësor

Trungu – pjesa prej Q. së rrënjës deri te degëzimi i parë i cili mund të jetë i gjatë (60 ; 60-100; mbi 100cm)

Udhëheqësi qendror – pjesa e degëzuar e pemës nga trungu deri te vazhduesi i U. qendror

Vazhduesi i udhëheqësit qendror – pjesa që i prinë rritjes së U. Qendror

Degët: Skeletore (primare, sekondare, terciare), Veshëze (degët e rendit të katërt e më tuje:  degëza të shkurtra (3-6cm, me kënd 900), degëza të holla (10-25 cm), degëza torbeste (sh. vjeçare, 2-3cm), degëza të përziera (2-3 vjeçare),  degëza drunore (50-60 cm shërbejnë për formimin e kurorës), thithakët (zhvillohen nga sythat e fjetur), degëza bukëtore (3-6cm, kanë 4-7 sytha frutor, jetojnë deri 30 vite) Sythi Vegjetativ (aktiv, fjetur, adventiv) (apikal, terminal), (drunor, gjethor), Gjenerativ (i luleve) (thjeshtë, të përbërë)

 

Njohja cikleve të zhvillimit

o Cikli jetësor Faza embrionale ( nga fekondimi i lules deri te mbirja e farës), Faza e  rinisë (vegjetative), Faza e pjekurisë (frutdhënës), Faza e plakjes

o Cikli Vjetorë Faza e vegjetacionit   dhe Faza e qetësisë së detyrueshme

Format e kurorave

o Formë e lire

o Gjysmë e dirigjuar – piramidë e përmirësuar, vaze e përmirësuar

o Dirigjuar – Piramidale, vaze, palmetë, kaçubë e thepisur, shtizë e

hedhur, aksi vertikal, balerinë, hajtek, V sistem, shtizë e dyfishtë

etj

Karakteristikat e kultivarëve

o Reneta kanadeze – degëzat në këndin 10o – 70o formojnë sytha frutor

o Starkrimsoni –  degëzat  në  këndin  00o   –  80o   formojnë  sytha frutor

o Delisheci të artë – degëzat në këndin 30o – 120o formojnë sytha frutor

o Gala – degëzat në këndin 45o – 100o formojnë sytha frutor

o Greny Smithi – degëzat në këndin 70o  – 180o  formojnë sytha frutor

 

Njohja e kohës së krasitjes

  • Krasitja dimërore
  • Krasitja e gjelbër
  • Krasitja dimërore
Aplikohet gjatë  periudhës së  qetësisë natyrore të  pemës më mirë është   të   aplikohet  pas  periudhës  së   jarovizimit  (kurë  pema  i nënshtrohet një shumë të temperaturave të ulëta), Shkurt – Mars. Veglat -  adekuate dhe të pastra (të dezinfektuar kohë pas kohe me alkool 90%)


Disa lloje të prerjeve gjatë krasitjes


  • ·         Krijimi  i  vizionit  –  sistemi  i  kultivimit,  forma,  konkurrenca, ndriçimi, ngarkesa me lule
  • Largimi i pjesëve të sëmura , të infektuara dhe të thyera
  • Degëzat njëvjeçare largohen tërësisht nga kurora e pemës ose ngelin  të  pa prekura  me  përjashtim  kur  nuk  ka  rritje  të mjaftueshme   dhe   dëshirojmë   të stimulojmë   rritjen   përmes shkurtimit
  • Degëzat e vjetra veshëze ose ato dy vjeçare rrallohen ose priten
  • Degët skeletore mirëmbahen në atë lartësi që do ti përgjigjet sistemit të projektuar të kurorës duke larguar lastarët e fuqishëm nga majat e këtyre degëve, (konkurrentët ose fshesat)
  • Degëzat   dhe   degët   konkurrente   ndaj   udhëheqësit   qendror shkurtohen në cep
  • Unazimi i pjesëve të zhveshura të udhëheqësit qendror mbi syth të fjetur apo degëze të zhvilluar dobët (Mars – Maj)
  • Largimi i pjesëve të prera nga pemishtja

 

  Krasitja   e   gjelbër   dhe   masat   tjera   plotësuese   gjatë vegjetacionit

 

Aplikohet me qëllim të rregullimit të ekuilibrit në mes të pjesës vegjetative dhe frutdhënëse të pemës, plotësimit të krasitjes dimërore, efektet e së cilës janë: ndriçimi më i mirë i kurorës dhe frutave, eliminimi i konkurrentëve, dhe shfrytëzimin racional i ushqimit, nxitja e krijimit të sythave frutor dhe degëzave prodhuese për vitin në  vijim, largimin e pjesëve të infektuara apo të lënduara, përmirësimin e kualitetit te frutave ( ngjyrën, madhësinë e frytit,   përmbajtjen e materieve ushqyese), zvogëlon bujshmërinë në krahasim me krasitjen dimërore e cila rrit bujshmërinë e pemës, pemët me bujshmëri te ulet nuk duhet krasite gjate verës

Koha kur më së tepërmi aplikohet krasitja e gjelbër dhe masave tjera plotësuese në kurorë është gjysma e Majit deri në fund të Qershorit. Por këto masa aplikohen edhe në periudhat e më vonshme të vegjetacionit varësisht nga nevojat dhe mosha e pemës (formësimi i kurorës, largimi i pjesëve të infektuara).

Veprimet që ndërmerren gjatë krasitjes së gjelbër dhe masave tjera

plotësuese janë:

  • Largimi i  pjesëve të  caktuara vegjetative të pa  nevojshme
  • Lakimi
  • Rrallimi i frutave

Largimi i pjesëve të caktuara vegjetative te pa nevojshme nga pema

 

  • Rrallimi (harrja) e filizave (rritje vegjetative e pa drunjëzuara) që nuk kanë pozicion të mirë në pemë
  • Largimi i lastarëve në fazën e hershme ne gjatësinë 25 -  30 cm (ne forme te thithakëve, me kënd te ashpër)
  • —Mund te hiqen me thyerje nga baza
  • —Me shkurtim ne gjatësi prej 1cm nga baza përmbi dy gjethet e poshtme te dobëta
  • —Izolimi  i  udhëheqësit  qendror  (largimi  i  2-3  filizave  nen vazhduesin e udhëheqësit qendror)
  • —Degët e prera ne krasitjen dimërore prodhojnë 2-3 lastar prej te cilëve duhet ngelë vetëm një
  • —Pincerimi dhe shkurtimi i lastarëve të caktuar me qëllim të
  • kufizimit të rritjes, favorizimit apo nxitjes së krijimit të lastarëve të tjerë anësor të parakohshëm me perspektive frutdhënëse
  • Largimi i pjesëve të infektuara