en-US
 
  • Site
  • Web
Search

Udhëtim studimor në Holandë në sektorin e pemëve

Stafi i departamentit të Hortikulturës së IADK-së sektori i pemëve kanë marrë pjesë në një vizitë studimore në Holandë në bazë të marrëveshjes që IADK ka me organizatën PUM nga Holanda në shkëmbim të përvojave. Vizita është realizuar nga data 08-15.12.2013.

Qëllimi i vizitës ka qenë në marrjen e përvojave në sektorin e pemëtarisë dhe ngritjen e kapaciteteve te stafit  te IADK. Gjate vizitës studimore janë realizuar shumë vizita te kultivuesit e pemëve, koperativat për grumbullimin, ruajtjen dhe paketimin e fryteve, fidanishte, kooperativa për grumbullimin e farave dhe pesticideve, depo për ruajtjen e frutave, kompani për përpunimin e frutave, prodhues te nënshartesave te mollës M9.

Gjatë këtyre vizitave stafi i IADK-së është njohur me krasitjen e mollës dardhës qershisë, mjedrës, manaferrës dhe rrushserezit. Ku Forma e kurorës te molla ishte  Balerine ndërsa forma e kurorës te dardha bëhej shtizë e kultivuar në formë “V”

Është vizituar edhe një nder kooperativat e mëdha Fruit Masters e cila kishte 500 fermer te cilit ishin anëtare te kësaj Koperative ne te cilën grumbullonin, ruanin, paketonin dhe shitnin frutat si molle, dredhëz, mjedër, manaferre, boronice, rrushserrezi. Në ketë pikë u grumbulloheshin, paketoheshin dhe u shitshin 3 milion kg frute në javë.




Tek fidanishtja Botden & van willegen jemi njohur me teknologjitë e prodhimit te fidanëve te mollës, dardhës dhe Kumbullës. Sasia e fidanëve qe prodhoheshin ishte 1 milion fidanë ne vite ku 80% ishin Molle, 15% Dardhe dhe 5% kumbull. Këtu prodhoheshin 27 varietete te mollës si Golden Delicius Renderies,  Golden Delicius klon B, Golden Delicus Crielaard, Elstar,Red Jonaprince wiltons, Fuji kiku Fubrax, Pinova etj. Varietete e dardhës Conference,Cancorde, Doyenne du comice etj. Dhe varietetet e kumbullës si Opal, Victorija, Jubileum dhe Lazoet. Ne vizituam edhe shartesoren ku behej shartimi i mollës.


Ne piken përpunuese te frutave VS Apple Industries B.V jemi njohur me teknologjinë e përpunimit te mollës, e cila bënte qërimin e mollës, copëtimin ne katror te vegjël, pure nga mollët, reçele dhe marmelata. Vizita e radhës ka qene ne kompaninë Fairplant bv e cila prodhonte nënshartesën M9 për molle, nënshartesën Ftoi C për dardhe dhe nënshartesën San Juljan A për kumbull. Nënshartesat ruheshin ne depo duke krijuat lagështin e ajrit 95% me ndihmën e një aparati i cili bënte nxehjen e ujit dhe pastaj uji avullohej dhe krijonte lagështinë.



Vizita  në kompanisë De Westerbouëing ku bënte prodhimin e materialit fidanor të dredhëzës, mjedrës, rrush serezit si dhe kultivonte mjedër dhe manaferrë. Prodhimi i materialit fidanor behej ne serra ku ne ketë parcelë kishte 1/ha serre. Gjithashtu kultivonte edhe mjedrën dhe manaferrën ne serra.


Vizite pemishtes intenzive me qershi – ne kete pemishte ishin te mbjellur 10/ha qershi  ne nenshartes me bujshmeri te dobët Gizella 5 ku u njohum me teknologjinë e kultivimit te qershisë.



Të arriturat nga vizita

 

Janë vizituar disa zona te kultivimit te pemëve ne Holandë ku kemi pare:

  • Forma e kurorës te molla, dardha, qershia, rrush serezi i kuq, mjedra dhe manaferra
  • Krasitjen e Mollës, dardhës, qershisë, mjedrës, manaferrës
  • Njohjen me teknologjinë e ruajtjes se frutave ne frigorifer
  • Njohjen me teknologjinë e prodhimit te fidanëve te pemëve
  • Njohje me teknologjinë e prodhimit te nënshartesave te pemëve
  • Vizita ne  fidanishte moderne te prodhimit te fidanëve dhe ne pemishte moderne te kultivimit te pemëve për ne ishte një risi  e veçanet qe me pare nuk kishin pasur rast ta shihnin
  • Njohja me funksionimin e tregut të prodhimeve bujqësore
  • Njohja me inpute qe përdorin fermerët ne Holandë
  • Njohje me teknologjinë e përpunimit te pemëve
  • Janë mësuar përparuesit e organizimit te fermerëve ne kooperativa nga aspekti i furnizimit me inpute, ashtu edhe nga aspekti i plasimit te produkteve bujqësore 
  • Njohje me teknologjinë e klasifikimit dhe paketimit te frutave te pemëve