en-US
 
  • Site
  • Web
Search

Kamomila (Matricaria L.)

Bimë e gjelbër një vjeçare e kultivuar për lulen e saj kokë (Chamomillae flores) dhe vajin eterik (Chamomillae aetheroleum).

Karakteristikat morfologjike dhe fiziologjike


Bima kamomiles është e gjatë prej 15 deri 100 cm. Ka një kërcell vertikal dhe të degëzuar. Gjethet janë pupëlore dhe të qara. Shfrytëzohet vetëm lulesa kokë, lulëzojnë nga maji deri në shtator, varësisht nga vjelja dhe mbirja.

 

Përbërja kimike dhe përdorimi i bimës së kamomilit

Droga kamomila flos shfrytëzohet si e pastër për çaj ose si përbërës të çajrave të përziera dhe ndihmon tek të ftohurit, problemet me stomak, përdoret për shpëlarjen e syve dhe mbrojtjen e lëkurës  dhe ka karakter qetësues. Vaji eterik dhe ekstraktet e kamomilës shfrytëzohen në industrinë ushqimore dhe kozmetike dhe në mbrojtjen e bimëve. Kamomila është bimë mjaltëdhënëse shumë e mirë. Përbërësi më i rëndësishëm i kamomilës është vaji eterik i cila në lule gjendet nga 0.3 – 1.5%.

Kushtet e suksesit

Klima - Kamomila është më modestja në mesin e bimëve mjekësore të kultivuara bazuar në kërkesat kundrejt kushteve klimatike dhe tokës.

Toka -
Në aspektin e kërkesave kundrejt tokës – ka sukses në tokat bazike dhe në tokat më pak pjellore, mund të kultivohet me sukses edhe në tokat me lëshueshmëri të rëndë siç është pseudogleji. Sipas principeve kamomila ka sukses shumë të mirë në tokat ku kulturave tjera nuk iu përgjigjet. Bima e mbjellur në vjeshtë mund të duroj dimrin edhe deri - 30ºC. Kamomila është bimë e një vegjetacioni shumë të shkurtër në kushte të mira mbin për 7 deri10 ditë dhe lulon për 30 ditë.


Kultivimi


Qarkullimi bimor
- Kamomila lehtë e duron kultivimin në monokulturë, mundet të kultivohet pandërprerë prej 2 – 3 vjet. Para kulturë shumë e mirë për të gjitha kulturat, sepse e përmirëson strukturën e tokës dhe e pasuron tokën me humus.


Punimi tokës
- Toka për mbjelljen e kamomilës zakonisht lëvrohet në vjeshtë në thellësi nga 15 deri 25 cm. Pas përfundimit komplet të përgatitjes së tokës për mbjellje (diskimi, lesimi etj.) dhe mbjelljes, duhet me një cilindër të rrafshohet sipërfaqja e mbjell me qëllim që sipërfaqja të ngjeshët dhe të jetë e rrafshët. Fara e imët e kamomilës shpesh në tokat të cilat nuk janë mirë të cilindruara , depërtojnë në shtresa më të thella dhe vështirë mbijnë. Në tokat mirë të rrafshuara fara e kamomilës ngjitet për tokën dhe shpejt mbinë gjegjësisht mbetet aty ku është mbjell.


Mbjellja
- Kamomil mund të mbjellët në vjeshtë por edhe pranverë. Mbjellja vjeshtore e kamomilës është shumë më e sigurte dhe jep rendimente shumë më të larta se mbjellja pranverore. Mbjellja vjeshtore më së shpeshti kryhet në fillim të shtatorit, kurse pranverore sa më herët që është e mundur (Mars, Prill). Mbjellja e kamomilës në vjeshtë me fare, ku kjo shumë shpejt mugullon dhe mbinë, kështu që para ngricave kamomili veç rrënjëzohet  dhe formon një rozetë të fortë të gjetheve. Nëse kamomili mbjellët në afat optimal atëherë vjelja kryhet herët në Maj. Fara e kamomilës mbjellët në distancë ndërmjet rendeve 30-35 cm. Hedhja e farës së kamomilës kryhet me dorë ose më makinë. Meqenëse fara e kamomilës është e imët, gjatë mbjelljes përzihet me rërë me qëllim të një mbjellje më të sigurte. Sasia e farës është nga 7-9 kg/ha.


Kujdesi

Nëse konstatohet prezencë e madhe e barojave gjatë vegjetacionit, kamomili mbjellët në një distancë më të madhe (30 deri 35cm), kultivimi kryhet ndërmjet rendeve në fazën kur kamomila është e rritur në lartësi15 cm.


Vjelja
- kamomilës varet nga kushtet e mbjelljes, temperatura, lagështisë, barojave dhe mënyrës së vjeljes. Kamomila lulëzon gjatë tërë vitit, kurse shirja kryhet 1 herë ose eventualisht 2 herë. Vjelja e kamomilës e mbjell në pranverë vonohet në krahasim me mbjelljen vjeshtore për 20 deri 30 ditë. Në vjeljen e parë e cila është në Maj (eventualisht në Qershor) realizohen rendimentet më të larta  dhe përmbajtje më të lartë të vajit eterik, derisa në vjeljet e mëvonshme  kualiteti kamomilës dhe vajit eterik në mënyrë drastike bie. Lulet janë më së shumti të pasura me vajin eterik në fazën e lulëzimit të plotë, gjegjësisht vjelja më e mirë pas lulëzimit të kamomilës. Koka e lules së kamomilës thahet në tharëse në temperaturë 40 deri 45ºC (kurrsesi përtej 45ºC). Thahet në shtresa të holla. Gjatë tharjes së kamomilës humb rreth 80 % të peshës së saj. Kamomil në praktikë në fund të tharjes duhet të përmbaj lagështi nga 5 deri7 %. Rendimenti luleve të thara të kamomilës (kokë lules pa bisht) sillet nga 400-1200 kg/Ha, vajit eterik 1.6 deri4 kg/Ha. Rendimenti farës arrin deri 150 kg/Ha.