en-US
 
  • Site
  • Web
Search

Udhëtim studimor në Holandë në sektorin e perimeve

Një ekip i stafit të IADK-së nga departamenti i hortikulturës ka marr pjesë në një udhëtim studimor në Holandë bazuar në aktivitetin e projektit ECoFK –- 10 ekspert të PUM - it në IADK, dhe  10 zyrtar të stafit të IADK-së në Holandë. Vizita është realizuar nga data 03/11/2013 deri më 09/11/2013.

Gjatë këtij udhëtimi studimor janë realizuar vizita në shumë qendra hulumtuese, demonstruese, informuese, edukuese si dhe serra me teknologji të ndryshme të kultivimit: sistemet e kultivimit substrat – hidroponike, sistemet e ujitjes - plehërimit, sistemet e ndriçimit artificial, sisteme të tuneleve dhe vazove për kultivim të dredhëzave, pajisje për mbjellje të farave të imëta, pompa për ujitje, mbrojtja biologjike, prodhimtaria organike te perimet etj.

Hulumtimet dhe demonstrimet në këto fusha demonstruese realizohen për dy arsye:

 1. Kultivuesit të mos humbin kohën në këto testime në mënyrë individuale por në mënyrë grupore dhe sukseset  të prezantohen në mënyrë grupore

2. Të mos përhapen sëmundje gjatë vizitave të kultivueseve ndërmjet tyre në serra individuale



Disa përvoja, përfundime dhe rekomandime nga vizita në Holandë:

Mbrojtja biologjike – bëhet me përdorimin masiv të  predatoreve si tek prodhuesit konvencional po ashtu edhe tek  ata organik. Predatorë të ndryshëm për dëmtues të njëjtë për kultura të ndryshme – specifike për secilën bimë, këtu bëjnë përjashtim luftimi hirit me  sulfur.

Polenizimi nëpërmes bletës polenizuese rrit rendimentin dhe kualitetin prej 30-40% kurse shfrytëzohet 100% nga kultivuesit në Holandë.



Kultivuesit në hapësira të mbyllura të vizituar kanë pasur sipërfaqe mbi 50 ha, traditë të gjatë familjare në kultivim të perimeve, prodhimtari shumë të specializuar, periudhë të gjatë vegjetative te të shfrytëzimit të domates përafërsisht 11 muaj dhe se gjatësia e bimëve të domates gjatë vegjetacionit arrinë 15 m. Në Kosovë 7-8 lulesa, në Holandë 32 kurse rendimenti në Kosovë 20 kg/m2 kurse në Holandë 80 – 90 kg/m2.

Serra me sistem modern të ushqimit me  ujitje të kompjuterizuar, ndriçim artificial, prodhim të energjisë nga gazi për nevoja të ndriçimit, ngrohje të serrës dhe sigurim të CO2 për nevoja të bimës. Standard serra nuk ka por duhet ti përshtatet klima dhe toka. Vetë përgjegjësi dhe motivimi te njerëzit e punësuar në serrë.

Pronari – kultivuesit e serrave te vizituar rekomandojnë se “për suksese primare janë njerëzit që punojnë në serre se sa teknologjia e larte e serrës – Njohurit”.

Një serre – një perime – një varietet; sepse secili varietet ka kërkesa specifike

Kriteret e zgjedhjes së kultivarit të domates që kultivuesit rekomandojnë: shija, shija, shija...... – kualiteti, prodhimi, rezistenca.

Kultivuesit që prodhojnë energjinë nga gazi, energjinë e tepruar ia shesin korporatës energjetike. Në këto serra eficienca e shfrytëzimit të gazit është 93% kurse nëse shfrytëzohet vetëm gazi për prodhim të energjisë eficienca është 46%. Kjo arrihet se kultivuesit një pjesë të energjisë e shfrytëzojnë për nevoja të serrës së tyre ndërsa energjinë e tepruar e shesin kurse CO2 e shfrytëzojnë për bimën e domates.

Kultivuesit e shfrytëzojnë ujin e shiut për ujitje i cili grumbullohet në rezervuarë të veçantë nga serra.

Përdorimi i substratit për kultivim të domates nuk konsiderohet prodhimtari organike në Holandë sepse certifikimin organik lejon qe bimët duhet te mbjelle ne dhe (toke).

Inspektimi dhe certifikimi kryhet  nga një kompani holandeze e cila brenda vitit  viziton fermerin pa paralajmërim  1-2 herë te serra ose parcela e kultivuesit organikë dhe i merr disa gjethe e fruta për analiza, e po ashtu ndodhë që frutat i merre edhe në zinxhirin e marketeve ku shiten prodhimet organike të kultivueseve, nganjëherë edhe vete marketet i marrin frutat dhe i dërgojnë për analiza për te verifikuar se a janë organike. Shpenzimet e inspektimit dhe certifikimit deri para 6 viteve i ka mbuluar qeveria kurse tani vete kultivuesit.

Për plehërimin e tokës përdorin komposton, plehun e organik, peletin nga plehu i pulave etj.

Përfundimi prodhimtarisë organike all in – all out, largimi i  mbeturinave bimore dhe pastrimi i qelqit dhe serrës në tërësi.

Disa informata të përgjithshme shtesë në lidhje me prodhimin e perimeve dhe luleve në serre në Holandë:

Para 30 viteve mesatarja e serrës ka qenë 0.50 – 0.60 ha kurse tani 2.5 ha në nivel vendi kurse në provincën Holanda Veriore 10 – 25 ha

Serrat janë të mbuluar 98 % nga qelqi kurse 2% foli plastike
90%  e prodhimeve të perimeve eksportohen dhe 10% për treg të brendshëm në Holandë me 17 milion njerëz.

Sipërfaqja e gjithëmbarshme me serra me  perime dhe lule në Holandë është 10 000 ha
Një informatë për kuriozitet Fara hibride e domates kushton 70,000 EUR  aq sa kushtojnë 5 kg Ari.