en-US
 
  • Site
  • Web
Search

Përkrahen fermerët në kultivimin e Rigonit të bardhë

IADK ka mbështetur pesë fermerë me fidanë dhe inpute përcjellëse për kultivimin e rigonit të bardhë. Në kuadër të projektit ECoFK është paraparë edhe nxitja e fermerëve në kultivimin e bimëve mjekësore aromatike, ngase kjo është një fushë jo shumë e njohur për fermerë ndërsa Kosova ka kushte të favorshme për kultivimin e tyre, e po ashtu edhe tregu i këtyre bimëve është i sigurtë dhe kërkesat janë në rritje, sidomos për eksport në vendet evropiane. Ngastrat e mbjella me këtë bimë kanë sipërfaqe nga 2000 m², dhe fermerëve të përfshirë në këtë projekt IADK ju ka siguruar nga 15 mij fidanë të rigonit, sistemin e ujitjes pikë-pikë, rezervuar të ujit me kapacitet 1000 L, si dhe nga një serrë me  sipërfaqe prej 50 m², me konstruksion të metalit të zingtuar dhe mbulesë nga plasmasi special me ngjyrë të zezë nga jashtë dhe brenda ngjyrë të bardhë për tharjen e rigonit pas kositjes së bimëve.

Fermerët e përkrahur nga ky projekt janë nga komuna e Istogut ( 4 fermerë ) dhe nga Mitrovica (1 fermer), të cilët do të këshillohen në vazhdimësi për teknikën e kultivimit të rigonit nga mbjellja e deri në kositje përkatësisht tharjen e bimësve, si dhe do të futen në skemën e çertifikimit si prodhues organik të bimëve mjekësore.

Rigoni bardhë  është  bimë  shumë vjeçare, e gjelbër, gjysmë  shkurre nga familja Lamiace. Karakterizohet me sistem rrënjor shumë  të  fuqishëm dhe jashtëzakonisht të degëzuar me shumë  rrënjë  të  imëta. Pjesa mbitokësore karakterizohet nga një  numër i madh i kërcejve me gjatësi (60-80cm), të  cilët më  afër sipërfaqes së  tokës janë  të drunjëzuar dhe shpesh shtrihen. Gjethet janë  të  imëta me gjatë si 3-4 cm me bishta të  shkurtër kurse lulet me ngjyrë  të  bardhë  në  të  verdhë  dhe krejt bima ka një  erë  shumë  të  këndshme. Bima mirë i qëndron kositjes. Rigoni bardhë  mbetët në  të  njëjtën sipërfaqe prej 3-5 vjet.

Rigoni kultivohet për shfrytëzim të pjesës mbitokësore ( kërcej dhe gjethe). Kositja duhet të  kryhet në  lartë si ku janë  gjethet e shëndosha, nga 4-5 cm. Në  vitin e parë  merret një  kositje kurse në  vitin e dytë  deri në  dy kositje. Kositja e parë  në  fund të  qershorit dhe fillimi korrikut kurse e dyta fundi shtatorit dhe fillimi tetorit. Kositja duhet të  kryhet në  mot të  mirë  dhe të  thatë. Tharja kryhet në  mënyrë  natyrore në  një  hapësirë  të  errët dhe me ajrim të  mirë  ose në  tharëse në  temperaturë  deri 45°C. Nga 4-5 kg  të masës së  freskët fitohet 1 kg pjesë  mbitokësore të  materies së  thatë .