en-US
 
  • Site
  • Web
Search

Është hapur Panairi Regjional i Produkteve Bujqësore “Mitrovica 2013”

Më 05 Shtator 2103 nën organizimin e  Unionit të Shoqatave të Fermerëve të regjionit të Mitrovicës (USHFRM) dhe në mbështetje të IADK-së dhe Komunave: Mitrovicë, Vushtrri, Skenderaj, pastaj Caritas Kosova, Caritasit të Luksemburgut, Caritastit Belg,Ambasadës Britanike, Agjensionit për Financim në Kosovë dhe  DPT Bletaria “Apimedika”është bërë hapja solemne e Panairit Regjional të Produkteve Bujqësore “Mitrovica 2013” , në të cilin për tri ditë radhazi fermerët dhe shoqatat e fermerëve si dhe grupet e grave do të ekspozojnë produktet e ndryshme bujqësore si: pemë, perime, mjaltë, produkte të ndryshme të pemëve, perimeve të përpunuara në mënyrë tradicionale, gjësende artizanale etj. Hapja e panairit është bërë me një vallëzim nga ansambli i këngëve dhe valleve të qytetit të Mitrovicës, dhe më pastaj të pranishmit janë përshëndetur nga Kryetari USHFRM z.Naser Bajraktari, Kryetari i Mitrovicës z.AvniKastrati, Drejtori Ekzekutiv i IADK-sëz.ZenelBunjaku, Drejtori i Drejtorisëpër Bujqësi të Skenderajt z.MusaLushtaku dhe Drejtori i Drejtorisë për Ekonomi, Bujqësi  e  Zhvillim të Vushtrrisëz.BeratJanuzi.

Në fjalimet e tyre ata  kanë përshëndetur dhe falënderuar fermerët për punën dhe avancimin e prodhimtarisë bujqësore  dhe kujdesin gjithnjë në rritje për të ofruar produkte me vlera të larta cilësore për konsumatorët duke kontribuar kështu në zvogëlimin e importit dhe vetëpunësimin në fermat bujqësore, si dhe ju kanë bërë thirrje konsumatorëve që të vijnë  të shfrytëzojnë këtë mundësi që ofrohet nga ky organizim për t’u bindur për kualitetet e produkteve bujqësore dhe të vejnë kontakte me fermat e prodhimeve bujqësore. Panairi do tëqëndrojë i hapur më 5, 6 dhe 7 shtator 2013.