en-US
 
  • Site
  • Web
Search

Promovimi i kulturave te reja – dredhëzës,  teknologjitë e kultivimit

IADK gjate implementimit te projektit te: Edukimi dhe Konsolidimi I Fermerëve ne Kosove nja nga aktivitetet kryesore te saj është mbështetja e fermerëve te minoritetit serb ne ngritjen e prodhimit të bimëve të reja. Në rastin konkret mbështetja e fermerëve në kultivimin e dredhëz, si kulturë e re. Dredhëza është promovua në rajonin e Mitrovicës nga IADK duke filluar nga viti 2004, deri më tani ka mbështet drejtpërdrejt fermerët me 7.5 ha dhe numri I përgjithshëm I fermerëve 42. Sipërfaqja e përgjithshme me dredhëz është 18 ha.

Në këtë vit IADK ka vazhduar me mbështetjen e fermerëve serb me paketën stimuluese për kultivimin e dredhëzës. Kjo paketë përmban: fidanët e dredhëzës të varieteteve (Alba, Maja dhe Roksana), inputet tjera për mbrojtje dhe ujitje. Deri te zgjidhja e këtyre varieteteve ka ardhur duke u bazuar në analizat e tregut – kërkesat e konsumatoreve.

Kultura dhe teknologjia e kultivimit të dredhëzës nuk ka qenë fare e promovuar në baza komerciale në komunat e banuara me serb: Zvecan, Leposavic dhe Zubin Potok.

Pas promovimit, interesimi I fermerëve serb për këtë kulturë ka qenë shumë i madh.

Nga 20 fermer që kanë aplikuar prej tyre 8 janë zgjedhur dhe ata kanë kryer mbjelljen e kulturës së dredhëz me fidanë frigo gjatë muajit korrik.

Paketa stimuluese dhe teknologjia e kultivimit është mbështet vazhdimisht me këshilla profesionale nga stafi IADK.

Këtyre ditëve këto parcela me dredhëz në komunën e Zvecanit janë vizituar nga drejtori Ekzekutiv IADK – Zenel Bunjaku.

Ai ka qenë kënaqur më fushat e mbjella me dredhëz falë aplikimit të teknologjisë bashkëkohore bazuar ne këshillat e IADK