en-US
 
  • Site
  • Web
Search

Kalendula – Calendula Officinalis L.

Në qarkullim vjen: Kokat e thara të lulesave

Ka prejardhje prej Mesdheut, është përdor edhe në kohërat e lashta nga popujt e vjetër si bimë mjekësore.

 

Karakteristikat morfologjike dhe fiziologjike

Është bimë 1vjeqare rrallë 2 vjeçare. Bimët e kultivuara kanë lartësi 60-80 cm. Kanë rrënjë boshtore me kërcell të drejtë kurse pjesa lartë e degëzuar. Në maje të degëve gjenden lulesat. Kalendula lulëzon nga Qershori deri në paraqitjen e ngricave.

 

Përbërja kimike dhe përdorimi I bimës së kalendulës

Lulesat e thara të kalendulës kanë 0.02% vajra eterike dhe % vajrave yndyrore, sheqerna etj. Më shumë përdoret në mjekësinë popullore se sa në mjekësi shkencore. Në mjekësinë popullore për shërimin e plagëve dhe për përfitimin e çajave të ndryshëm kundër urinimit. Nga lulesat nxjerrët ekstrakti i cili përdoret për uljen e sasisë së holesterolit në gjak etj.

 

Kushtet e suksesit

Klima - Ka sukses në kushte të ndryshme klimatike por më së shumti ka sukses në klimë të nxehtë dhe të lagësht.

Toka - Duhet të kultivohet në toka me karakteristika të mira fiziko kimike. Nuk i duron tokat e rënda, të lagështa dhe të varfra.

 

Kultivimi

Qarkullimi bimor - Duhet të kultivohet në qarkullim bimor patjetër sepse është kulturë njëvjeçare. Si para kulturë më e përshtatshme janë bishtajorët, kulturat mihës dhe drithërat.

Punimi themelore i tokës - Kryhet në vjeshtë kurse punimi sipërfaqësor në pranverë pak para mbjelljes.

Plehërimi - me plehra të stallës dhe plehra tjerë organike.

Shumimi - Në prodhimtarinë e kopshtit të kuzhinës kultivohet me fidanë, kurse në prodhimtarinë e gjerë shumohet më farë.

Mbjellja - Kryhet me makinë, mbjellët në rende 50-60 cm, thellësia e mbjelljes së farës 3 cm, mbjellja kryhet  në fund të marsit ose fillim të prillit. Nevojiten 6-8 kg farë për ha, kurse mbirjet e para paraqiten 15 ditë pas mbjelljes së farës.

 

Kujdesi

Sikurse tek bimët tjera shumëvjeçare duhet të kryhet kultivimi në mes rendeve, ushqimi dhe ujitja. Mihja duhet të jetë e rregullt gjatë tërë vegjetacionit me qëllim që toka të mbahet e shkriftë dhe të mënjanohen barojat. Mihja e parë pas shenjëzimit të rendeve kurse tjerat sipas nevojës.

Ujitja - duhet të shfrytëzohet vetëm nëse kemi thatësi për një periudhë të gjatë kohore. Ujitja në korrik dhe ngushtë e zgjatë periudhën e lulëzimit.

Vjelja - Duhet të filloj kur bimët kanë një numër të mjaftueshëm të lulesave për vjelje. Lulëzimi fillon në fillim të Qershorit, kurse vjelja fillon në fund të qershorit dhe vazhdon deri në paraqitjen e ngricave.

Tharja - Lulet mund të thahen në formë natyrore ose nëpërmes tharëseve. Në kushte natyrore duhet të thahen në shtresë të hollë dhe në vendet më rrymim ajri. Në tharëse thahen në temperaturë deri në 50°C. Raporti është 5-6 kg e njomë për 1 kg të tharë.

Rendimenti i kalendulës është 1,000-2,000 kg lule të thata


Kalendula – Calendula officinalis L.