en-US
 
  • Site
  • Web
Search

Ujitja e Pemëve

Pema rritet mire nëse ujitet rregullisht. Thatësia shkakton zvogëlimin e madhësisë së frutave dhe vonon rritjen, posaçërisht tek pemët   e reja. Simptomat më të ashpra të pamjaftueshmërisë së ujit janë: vyshkja e gjethes, përdredhja e gjethes, djegia nga dielli etj. Reagimi i pemës do te rezultojë me zvogëlimin e madhësisë së saj, rrudhje dhe humbje të lagështisë si dhe djegien nga dielli.Por ujitja e tepërt e përcjellë me drenazhim të dobët shkakton vdekjen e pemës sepse e largon oksigjenin nga rrënja.

 

 

Periudha kritike për shmangien e lagështisë e mungesës së lagështisë

 

Pemët e reja jo frytdhënëse (fidanët) duhet ti shmangen mungesës së

lagështisë. Tek pemët e reja uji është vendimtar për prodhimin e frutave. Kur fillimisht pema fillon ta rrit frytin, zvogëlohet mundësia për rritje të madhësisë   dhe zvogëlohet mundësia për fytmëdhënje maksimale.

Zhvillimi i pemës:

1)  Lulëzimi  dhe  6-8  jave  pas  lulëzimit  janë  kritike  nëse  kemi mungese të lagështisë  sepse gjatë kësaj periudhe ngjan zhvillimi i hojëzës së frytit. Kur njëherë numri i hojëzave përcaktohet gjatë këtyre javëve të para, hojëza të reja nuk krijohen më, vetëm  mbushen këto 2)  Mesi i verës është periudhe më pak e rrezikshme për prodhimin e sasisë së gjithmbarshëm të prodhimeve dhe mungesa e lehte e ujit mund te rezultojë në shmangien e mundësisë së rritjes së sythave, mirëpo mungesa e madhe e lagështisë gjate kësaj periudhe do të dëmtoj zhvillimin e sythave të lules që janë të nevojshëm për frytë-dhënie në vitin e ardhshëm.

    3)  Periudha 6-8 jave para vjeljes: uji është i nevojshëm për rritjen dhe zhvillimin e madhësisë së frutave.

 

Thellësia e sistemit rrënjor -  Toka mund të mbajë rezerva të ujit. Bima mund ta nxjerr ujin që gjendet në zonën e rrënjës. Efekti i thellësisë së rrënjës është nocion që përdoret dhe tregon thellësinë ku absorbimi ose thithja e ujit nga bima është më aktive. Po ashtu kapaciteti për mbajtjen e ujit varet nga tipi i tokës, çdo 30cm thellësi toka mund të përmbajë: tokë ranore 25-38 mm ujë,  pjellore  38-50 mm ujë  dhe argjilore 50-63 mm ujë. Sasia e nevojshëm e ujit që i nevojitet trungut të pemës varet nga madhësia e pemës dhe nga ajo  se sa te nxehta janë ditët. Faktor  të tjerë që ndikojnë në ujitje janë po ashtu edhe lagështia relative dhe erërat, mirëpo këta janë më pak të rëndësishëm. Përdorimi ditor i ujit tregohet me mm. Uji që shfrytëzohet nga druri dhe avullimi i ujit nga toka duhet të përputhen. Në Kosovë nevojat ditore mesatare për përdorim të ujit janë 5 mm në ditë. Avullimi i ujit nga toka ndryshon nga 2.5 mm në pranverën e ftohtë dhe në ditët vjeshtore, në 5- 6.5 mm në ditët e ngrohta dhe ditët e nxehta të verës. Prandaj, nëse toka mban 25 deri 50 mm ujë në pjesën   rrënjore dhe druri shfrytëzon 5mm në ditë dhe në ―kohët më të vështira avullohen 6.5 mm, pema.

Matja e sasisë së ujit për ujitje

 

Matja e lagshtës në tokë mund të bëhet me ― tensionetër i cili tregon sasinë e shfrytëzueshme të ujit në tokë. Varësisht nga lloji i tokës përcaktohet edhe tensioni normal i ujit. Në tokën e lehtë ranore ujitja duhet të aplikohet kur instrumenti matës tregon   10-35. Në tokat mesatarisht të rënda, ujitja duhet të aplikohet kur instrumenti matës tregon 30-50, dhe në tokat e forta argjilore ujitja duhet të aplikohet kur instrumenti matës tregon  50-60.Kur trungu i një peme zë hapësire 2 m2 dhe nëse në këtë hapësirë ka dy pikatore me kapacitet 2.5 L /orë dhe gjatë ditëve të ngrohta të verës shkalla e ujit të shpenzuar është rreth 5mm në ditë/ m2 atëherë shpenzimi për një pemë e cila ka hapësirë 2 m2 do të jetë 1o mm ose 10 litra ujë në ditë.

 Koha e nevojshme për ujitje: Nëse nevoja ditore për një pemë është

5L / m2 atëherë dy pikatore me kapacitet 2.5 L/orë për secilën, ujitja duhet të zgjasë 2 orë ( 2 pikatore x 2.5 litra ujë x 2 orë = 10 litra) Nëse dëshirojmë që ujitjen ta bëjmë çdo dy ditë atëherë ujitja duhet të zgjasë 4 orë dhe dy pikatore do ti japin bimës 20 litra ujë për 2 m2

 Ujitja pikë-pikë


          Përparësitë e ujitjes pika –  pike

 

·   Rritet   efektiviteti   i   ujitjes.   Efektiviteti   i   ujitjes   me   pika përllogaritet në 75-95 %, kundrejt vetëm 25-50 % të ujitjeve sipërfaqësore me brazda dhe 70-80 % të ujitjeve në formë shiu. Ujitja me pika minimizon humbjet e ujit për shkak të evapotranspirimit, rrjedhjeve sipërfaqësore dhe depërtimit në thellësi të tokës. E shoqëruar me mulqirimin, ujitja me pika plotëson kërkesat e bimëve për ujë, duke konsumuar vetëm 30-50 % të vëllimit të ujit që konsumohet nga ujitja në formë shiu.

·   Rritet efektiviteti i shfrytëzimit të energjisë. Sistemet e ujitjes me pika funksion në presion të ultë dhe për këtë arsye kërkojnë më pak shpenzime për energji.

·   Rritet  efektiviteti  i  përdorimit  të  plehrave.  Ujitja  me  pika mundëson përdorimin e dozave precize të plehrave dhe vendosjen e tyre pranë sistemit rrënjor të bimëve.

·   Zvogëlohet mundësia e shfaqjes së sëmundjeve. Meqenëse gjatë ujitjes me pika gjethet e bimëve mbeten të thata, kufizohet ndjeshëm mundësia e zhvillimit të sëmundjeve kërpudhore.

·   Zvogëlohet mundësia e zhvillimit të barërave të këqija. Për arsye se gjatë ujitjes me pika hapësira midis rreshtave mbetet e thatë, mundësia e rritjes së barërave të këqija në këtë hapësirë është e vogël.

·   Rritet  prodhimi  i  bimëve  dhe  përmirësohet  cilësia.  Nëpërmjet ujitjes me pika prodhuesi ka mundësi të kontrollojë me saktësi dozat e ujit dhe të plehrave që u duhen dhënë bimëve. Për pasojë,

rritet mundësia për të realizuar prodhime të larta dhe me cilësi më të mirë.

·   Zvogëlohet   mundësia   e   ngjeshjes   së   tokës,   erozionit   dhe shpëlarjes së elementëve ushqyes nga toka.

·   Lejon mundësinë e ndërhyrjeve  të tjera në bimë dhe në  tokë edhe gjatë ujitjeve.

 

Dobësitë e ujitjes pika pikë

 

·   Ujitja me pika kërkon vëmendje më të madhe.  Krahasuar me ujitjen në formë shiu, ujitja me pika është më e komplikuar, si për sa i përket instalimit ashtu dhe shfrytëzimit të sistemit. Ujitja me pika është shumë e ndjeshme karshi gabimeve që mund të bëhen gjatë aplikimit të saj. Shpesh ato janë tepër të kushtueshme, ose të pakorrigjueshme.

·   Ka një kosto relativisht të lartë të instalimit fillestar të sistemit dhe të mirëmbajtjes së tij.

·        Ka kërkesa të larta për pastërtinë e ujit. Tubat që përdoren për ujitje kanë vrima shumë të vogla të cilat mund të bllokohen nga grimca rëre, precipitate të plehrave, kërpudha, baktere etj. Për këtë arsye uji duhet të filtrohet dhe tubat duhet të pastrohen periodikisht. Herë pas here kërkohet përdorimi i kimikateve të ndryshëm për zhbllokimin e tubave të ujitjes.