en-US
 
  • Site
  • Web
Search

Nënshkruhet Memorandumi në mes të OE të Kosovës dhe IADK

Nënshkruhet Memorandumi ne mes te Odes Ekonomike te Kosovës dhe IADK

Prishtinë, 13. Qershor 2013. – Është një memorandum i një rëndësie  të veçantë sepse prek trendët ekonomike aktuale ,është një sektor i rëndësisë substanciale për zhvillimin e Kosovës  ka te beje me mbështetjen e sektorit te Agrobiznesit, tha kryetari i Odes Ekonomike te Kosovës Safet Gërxhaliu me rastin e nënshkrimit te memorandumit te Bashkëpunimit ne mes të OEK-ut dhe Organizatës Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës  (IADK).

Me këtë rast  kreu i OEK-ut tha se viteve te fundit është krijuar një tradite e nënshkrimit te memorandumeve te bashkëpunimit  por ne mungese te monitorimit dhe te matjes se efekteve te këtyre memorandumeve është devalvuar rëndësia e tyre.

 “Besoj qe për ne sot kjo është shume e rëndësishme sepse arrihet një pajtueshmëri për nënshkrimin e memorandumit ne mes te OEK-ut dhe organizatës Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë ne Kosove (IADK).Është një memorandum i një rëndësie  të veçantë sepse i prek trendët ekonomike aktuale, është një sektor i rëndësisë substanciale për zhvillimin e Kosovës  ka te beje me mbështetjen e sektorit te Agrobiznesit”, ka shtuar Gërxhaliu.

Ai theksoi se OEK dhe IADK  do te jene zë i fuqishëm i biznesit përmes përkrahjes lobimit tek autoritetet lokale dhe qendrore përgjegjëse për këtë sektor dhe qe se bashku te iniciojnë dialogun dhe konsultimet e rregullta për politik bërësit ne përkrahje te interesave te sektorit te bujqësisë te bashkëpunojnë ne krijimin e politikave te favorshme për zhvillimin ekonomik te këtij sektori.

Gërxhaliu vlerësoi se me ane te këtij partneriteti forcohet lidhja ne mes te OEK-ut dhe sektorit te Agrobiznesit,  ku agrobizneset te jene me afër OEK-ut me qellim qe OEK-u me lehte ti adresoj sfidat tek organet kompetente

Zenel Bunjaku, drejtor i IADK tha se beson qe ky memorandum, për dallim nga  memorandumet  tjera qe i ka pas IADK  me partner te jashtëm është një mundësi e mire, një memorandum shume me praktik, shume ma funksional  dhe ky memorandum do ti ndihmoj ekspertet e IADK –se dhe ekspertet e OEK-ut  te punojnë se bashku me te vetmin qellim qe ta zhvillojnë bujqësinë, te fusin ne trendët ekonomike ne trendët e orientuar kah bashkimi evropian .

“ Unë besoj shume qe ky memorandum do te jete një ndihme për agrobizneset,  do ti ndihmoj edhe fermat ne orientim te regjistrimit te tyre dhe definitivisht ta ngrisim biznesin aty ku i takon dhe ti orientojmë sa ma mire qe është e mundur”, tha Bunjaku.