en-US
 
  • Site
  • Web
Search

U publikua gazeta mujore e Bashkimit të Shoqatave Bujqësore të Kosovës (BSHBK)

Në kuadër të projektit “Fuqizimi i kapacitetit të shoqërisë civile për politikë-bërje dhe konsultim me Qeverinë në sektorin e bujqësisë” i cili implementohet nga IADK-ja, u bë e mundur të publikohet gazeta mujore e BSHBK-së. Numri i parë i kësaj gazete e cila do te publikohet nga BSHBK-ja, mbështetur nga Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë në Kosovë (IADK) dhe e financuar nga Bashkimi Evropian, do të jetë në tri gjuhë, në gjuhen shqipe, serbe dhe angleze, ku do t’ju ofrojë fermerëve informata për aktivitetet e BSHBK-se, angazhimeve të shoqatës për përmirësimin e kushteve të fermerëve në Kosovë, pjesëmarrjen në dialog me Ministrisë e Bujqësisë dhe Qeverinë në përgjithësi. Po ashtu kjo gazete ju ofron fermerëve edhe informata nga Ministria e Bujqësisë për skemën e granteve dhe subvencionimin e kulturave ndryshme bujqësore dhe sektorëve të tjerë të bujqësisë.

Për kundër faktit se kjo gazetë publikohet një herë në muaj, është cilësuar si mjaft e nevojshme nga ana e fermerëve duke pas parasysh edhe informimin dhe mbulimin jo të mirë të këtij sektori nga mediat dhe shtypi vendor, dhe të paktën përmes kësaj gazete që ofron lajme nga bujqësia, do të tentohet që edhe BSHBK-ja si përfaqësuese e shoqatave bujqësore të promovohet dhe të shërbejë si pikë referimi për shoqatat e reja që dëshirojnë të jenë pjesë e kësaj iniciative, ku do të kontribuonte dhe mbronte interesat e fermerëve në institucionet relevante.

Gazeta e publikuar nga BSHBK-ja ka një numër simbolik prej 4 faqesh dhe do të tentohet që përbrenda kësaj hapësire të kufizuar të jepen informacionet e nevojshme për BSHBK-në dhe informatat më të rejat në sektorin e bujqësisë. 
Për muajin e parë të gazetës, që është muaji Qershor, janë shtypur 1,850 kopje në gjuhen shqipe, 100 kopje në gjuhen serbe dhe 50 kopje në gjuhen angleze, në total prej 2,000 kopjesh.

Më qëllim të shpërndarjes më të mirë dhe se kjo gazetë të arrijë deri tek fermerët, është paraparë që shpërndarja të behët përmes përfaqësuesve të organizatave fermere dhe përmes punëtorive të cilat do të mbahen në muajin Qershor dhe muajve të tjerë në vazhdim me numrat e rinj.  

Gazeta e BSHBK-së do të publikohet çdo muaj me edhe 15 numra të tjerë, ku çdo herë do të tentohet të sillen risi dhe lajme interesante për lexuesit fermer. Iniciativa të tilla janë të mirëseardhura për fermerët dhe shoqatat e tyre te përfaqësuara në BSHBK.  

Kjo gazetë mund të gjendet po ashtu edhe tek zyret e BSHBK-së në Prishtinë.

Adresa: Rr: Ahmet Krasniqi n.n

Objekti “Gratë për Gratë ”

10000 Prishtinë, Kosovë

Tel: +377 (0) 44 652 325.

 Pregaditur nga: Bujar Ahmeti