en-US
 
  • Site
  • Web
Search

Mbahet Takimi tretë i GP për Blegtori

Ne zyret e Bashkimit te Shoqatave te Bashkuara te Kosovës (BSHBK) ne Prishtine u mbajt takimi i radhës i grupit punues për sektorin e blegtorisë – përpunimi i qumështit për strategjinë 2014 – 2020 te Ministrisë se Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural te Kosove (MBPZHR)

Ne këtë grup punues morën pjese anëtare te MBPZHR-se, përfaqësues nga Komisioni Evropian ne Kosove, përfaqësues te organizatave jo qeveritare USAID-NOA dhe DSA, nga agjensioni i veterinës AUVK, përpunuesve te qumështit SHPQK dhe përfaqësues nga IADK-ja. Me qellim te arritjes deri te një strategji afatgjate dhe te qëndrueshme ne sektorin e blegtorisë, përkatësisht atë te përpunimit te qumështit, u mbajt takimi i trete i radhës i grupit punues (GP) për blegtori. Qëllimi i këtij takimi ishte rishikimi i statistikave, përgatitja e SWOT analizës dhe diskutimi i strategjisë ekzistuese te ministrisë se bujqësisë dhe draft hartimi i strategjisë për periudhën vjeçare 2014 – 2020, te cilën ministria është duke e përpiluar.

Teme kryesore e këtij takimi ishte analizimi statistikave te paraqitura nga tri institucione si SHPQK-ja, AUVK dhe Fakulteti i Bujqësisë për numrin e krerëve te gjetheve ne Kosove, sasinë vjetore te prodhimit te qumështit për krerë lope/gjedhe ne raport me konsumin ne tregun tone dhe kontestimi i këtyre rezultateve duke përfshire edhe raportet nga agjensioni i pagesave dhe raportet nga doganat për importin e produkteve te qumështit. Sipas te dhënave te paraqitura nga agjensioni i veterinës se Kosovës ne draft strategjinë e zhvillimit te sektorit te qumështit ne Kosove, totali i fondit te kafshëve blegtorale prodhuese te qumështit është 445,841 mije krerë, ndërsa fondi i kafshëve ne prodhimtarinë aktive te qumështit është 268,835 mije krerë. 

Numri i lopëve qumështore është 132,835 mije krerë lope qumështore me një prodhim vjetor te qumështit prej 414,607 mije ton/vit, një shifër shume e larte e cilësuar SHPQK-ja bazuar ne kushtet aktuale ne te cilën është bujqësia Kosovare dhe kërkesave ne treg për qumësht dhe produkteve qe derivojne nga qumështi. Po ashtu edhe statistikat për numrin e deleve dhe te dhive te paraqitura ne këtë draft strategji janë nuk ishin relevante dhe te pritura nga shumica e pjesëmarrjeve nga shoqëria civile. Kjo edhe ngjalli një debat mes pjesëmarrësve ku ekzistonin dallime te mëdha ne te dhënat e paraqitura nga te tri institucionet.

Nga ana tjetër edhe përfaqësuesit e ministrisë nuk u pajtuan me deklaratat e SHPQK-se për sasinë e prodhimit vjetor te qumështit qe ata pretendoje se është me e ulet dhe kjo ndikoj qe i tere takimi te jete ne frymën e debateve kontestuese e kundërthënëse, pa ndonjë realizim konkret te qeshjeve qe ata ishin thirrur.

Sipas raporteve te ministrisë se bujqësisë sektori i përpunimit te qumështit ne vendin tone ka shënuar një progres te theksuar fale donacioneve dhe investimeve nga kjo ministri, Bashkimi Evropian dhe organizatave te ndryshme qe veprojnë ne Kosove, ne zgjerimin e kapaciteteve përpunuese te qumështit, linja teknologjike dhe ne implementimin e standardeve te sigurisë edhe pse sipas fermerëve këto investime nuk janë te mjaftueshme. Sfide kryesore për fermerët kosovare mbeten çmimet e larta te inputeve ne bujqësi, menaxhimi jo i mire i fermave dhe importi shume i larte i produkteve bujqësore, gjë qe ndikon me mënyre direket dhe indirekte ne prodhimtarinë e qumështit. Ata po ashtu kane probleme edhe me qëndrueshmërinë e fermave si rezultat i hapësirave te vogla te fermave dhe kostos se prodhimtarisë e cila është vazhdimisht ne rritje.

Ne këtë takim ishte parapare te diskutohet edhe për SWOT analizën e sektorit te qumështit, por qe për shkak te këtyre dallimeve thella dhe mospërputhjeve te mendimeve te pjesëmarrësve kjo pike e takimit nuk u zhvillua, ndërsa përfaqësuesit nga ministria than qe kjo qeshtje do te diskutohet edhe një here ne ministri me mënyrë qe te vijmë me disa rezultate konkrete.

Takimet e GP to te vazhdojnë edhe gjate këtyre muajve, ne mënyrë te qe arrihet deri te një strategji gjithëpërfshirëse ne sektorin e blegtorisë, përkatësisht atë te përpunimit te qumështit, por gjithashtu do te zhvillohen takime edhe për nën sektorët e tjerë te blegtorisë.


Shkroi:

Bujar Ahmeti