en-US
 
  • Site
  • Web
Search

U konsolidua Bashkimi i Shoqatave Bujqësore të Kosovës [BSHBK]

Erdhi koha që edhe zëri i sektorit të bujqësisë të dëgjohet në institucionet relevante. Gjithë kjo duke ju falënderuar formimit të Bashkimit të Shoqatave Bujqësore të Kosovës që është ombrellë për 9 Shoqata nga sektori i bujqësisë në nivel të Kosovës dhe 2 unione regjionale të fermerëve. Falë lehtësimit të procesit nga Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë në Kosovë [IADK] dhe donatorëve që përkrahen projektin për “Edukimin dhe Konsolidimin e fermerëve në Kosovë” nga konsorciumi Church of Sweden (CoS), EvangelischerEntwicklungsdienst (EED) + Finn Church Aid (FCA) dhe projekti “Fuqizimi i kapacitetit të shoqërisë civile për politik-bërje dhe konsultim me Qeverinë në sektorin e bujqësisë” i financuar nga Bashkimi Evropian, u konsolidua edhe njëri prej sektorëve më të fuqishëm në vend, sektori i bujqësisë. Qëllimi kryesorë i këtij projekti është:

  • Ndërtimi kapaciteteve për Organizimin e Fermerëve në nivel nacional;
  • Promovimin e dialogut dhe bashkëpunimit të institucioneve të fermerëve dhe organizimit të fermerëve në nivel nacional, dhe
  • Përfshirjen e Organizatës së Fermerëve në nivel nacional, në rrjetet regjionale si dhe iniciativave për përfshirjen e kësaj Organizate në organet e komunitetit Evropian.

Në kuvendin e mbajtur me 6 Prill 2013, u zgjodhën gjithsej: 32 Anëtarë të Kuvendit, 11 Anëtarë të Bordit dhe kryesia e përbërë prej: Kryetarit, Sekretarit dhe Arkëtarit. Në kryesinë e BSHBK-së janë zgjedhur: Agim Sahiti [Kryetar]; Qerim Ramadani [Nënkryetar] dhe Bekim Koxha [Arkëtar].

Për të përmirësuar gjendjen e sektorit të bujqësisë dhe ngritjen e kapaciteteve për përfaqësuesit e BSHBK-së, IADK në partneritet me Syri i Vizionit ka për synim që të lehtësojë qasjen e Fermerëve në shërbimet këshillimore dhe unifikimin e shoqatave të Fermerëve në tërë territorin e Kosovës.

IADK-ja, përveç lehtësimit të procesit të konsolidimit do të vazhdoj edhe më tutje përmes dy projekteve të lartcekura të ndihmojë BSHBK-ën në vazhdimin e fuqizimit të saj.

Bashkimi Shoqatave Bujqësore të Kosovës [BSHBK] është e hapur për të gjitha shoqatat nga sektorët e bujqësisë në nivel nacional në bazë të plotësimit të kritereve për anëtarësim.

BSHBK-ja nën ombrellën e saj ka këto shoqata nga sektorët e bujqësisë në nivel nacional:

  • Shoqata e Prodhuesve të Qumështit;
  • Shoqata e Shpezëtarisë dhe Ushqimit të Kafshëve;
  • Unioni i Prodhuesve të Perimeve të Kosovës;
  • Lidhja e Bletarëve të Kosovës;
  • Shoqata e bimëve mjekësore;
  • Shoqata e Verëtarëve Enologjia;
  • Shoqata e kultivuesve të deleve dhe dhive të Kosovës;
  • Shoqata e mullisëve të Kosovës;
  • Ombrella e grave fermere;
  • Rrjeti Regjional Agrodukagjini:
  • Unioni Shoqatave të Fermerëve të Regjionit të Mitrovicës.
Bashkimi Shoqatave Bujqësore të Kosovës ka edhe zyrat e saja në Prishtinë të cilat gjendet tek: Rr. Ahmet Krasniqi, objekti “Gratë për Gratë” p.n, Prishtinë,  Kosovë.