en-US
 
  • Site
  • Web
Search

Trajnimet për përfaqësuesit e shoqatave të fermerëve të përfaqësuara në Bashkimin e Shoqatave Bujqësore të Kosovës (BSHBK)

Në kuadër të projektit “ Fuqizimi i kapacitetit të shoqërisë civile për politik-bërje dhe konsultim me Qeverinë në sektorin e bujqësisë”, gjatë muajve Prill dhe Maj të këtij viti janë mbajtur trajnimet për përfaqësuesit e shoqatave të fermerëve të përfaqësuara në Bashkimin e Shoqatave Bujqësore të Kosovës (BSHBK). Ky projekt i financuar nga Bashkimi Evropian, i cili implementohet nga Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë në Kosovë (IADK) në partneritet me Syri i Vizionit ka bërë të mundur që të zhvillohen trajnime profesionale rreth Aftësive Komunikuese për përfaqësuesit e shoqatave të fermerëve në nivel të vendit.

Trajnimet janë mbajtur në gjashtë seanca me nga tri grupe të pjesëmarrësve për gjashtë tema të rëndësishme që kanë të bëjnë me Aftësitë e Komunikimit si pjesë e këtij projekti për ngritjen e kapaciteteve dhe përfaqësimit sa më të mirë të fermerëve dhe interesave të tyre në institucionet relevante. Pjesëmarrës në këto trajnime kanë qenë me se 60 përfaqësues të fermerëve nga tërë regjionet e Kosovës dhe po ashtu në këto trajnime kanë marrë pjesë edhe pjesëtarë të komunitetit serb dhe komuniteteve tjera që jetojnë në Kosovë. 

Këto seanca të trajnimeve kanë qenë mjaftë frytdhënëse dhe kanë shërbyer si mobilizim për këta fermer që nesër ata të jenë më të pregaditur me disa informata shtesë se si duhet komunikuar dhe negociuar në mënyrë adekuate, si te prezantojnë idetë dhe bizneset e tyre, si të shkruajnë një kërkesë për aplikim në grande ose pjesëmarrje në takime relevante, për aftësitë e lidërshipit dhe ndikimi i tyre në shoqëri apo biznes dhe si të organizojë dhe të mbajnë takime për qëllime të ndryshme.

Pjesëmarrësit janë ndarë tejet të kënaqur nga këto trajnime dhe me mënyrën e organizimit. Ata pohuan se këso lloj trajnimesh janë të mirëseardhura dhe tejet të nevojshme për ngritjen e kapaciteteve të tyre intelektuale dhe profesionale.

Në fund të trajnimeve janë ndarë edhe certifikata për pjesëmarrësit si shenjë mirënjohje për kompletimin me sukses të gjashtë seancave të trajnimeve.

Në muajin Qershorë, IADK-ja do të vazhdojnë trajnimet për BSHBK-në edhe për disa tema mjaftë të rëndësishme që kanë të bëjnë me Lobimin dhe Avokimin.

IADK-ja ka qenë gjithmonë pranë fermerëve me projekte të ndryshme për përmirësimin e gjendjes dhe kushteve të tyre, dhe prapë do të vazhdoje ti përkrahë fermerët në të gjitha mënyrat drejt qëllimeve të tyre për një organizim dhe jetë sa më të mirë.