en-US
 
  • Site
  • Web
Search

U mbajt takimi i Grupit Punues të sektorit të Hortikulturës për Pemë dhe Perime për Strategjinë e Ministrisë së Bujqësisë për periudhën vjeçare 2014-2020

Në vazhdën e takimeve konsultuese, u mbajt takimi i fundit i grupit punues të sektorit të Hortikulturës  për pemë dhe perime për hartimin e strategjisë së Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) për periudhën vjeçare 2014 – 2020.

Sektori i bujqësisë në përgjithësi, përkatësisht ai i hortikulturës në veçanti është njeri prej sektorëve kyç dhe njeri prej kontribuuesve më të mëdhenj në rritjen ekonomike të Kosovës. Për këtë arsye ministria e bujqësisë është në fazën e konsolidimit dhe përgatitjes së strategjisë për bujqësi e cila po e rishikon dhe rifreskon strategjitë e mëhershme në mënyrë që të dilet me një strategji gjithë përfshirëse, ku pikë së pari do ti mbronte interesat dhe produktet e fermerëve, përmirësonte gjendjen aktuale në këtë sektor dhe do të krijonte kushte më të mira për fermerë. Qëllimi i këtij takimi ishte konsolidimi dhe përgatitja e masave të strategjisë së ministrisë se bujqësisë për pemë dhe perime për periudhën 7 vjeçare të këtij sektori. Në ketë takim pjesëmarrës ishin përfaqësues të ministrisë së bujqësisë, organizatave joqeveritare, përfaqësues të Bashkimit të Shoqatave Bujqësore të Kosovës (BSHBK) dhe përfaqësues të IADK-së të cilët ishin në rolin e lehtësuesit në këtë takim.

Pjesëmarrësit të pranishëm në këtë takim diskutuan dhe analizuan gjendjen aktuale në sektorin e hortikulturës në Kosovë, importin dhe eksportin e pemëve dhe perimeve, vështirësitë e fermerëve të këtij sektori dhe mundësitë apo potencialin e sektorit të hortikulturës në të ardhmen. Duke parë mundësinë që përmes këtyre takimeve konsultuese të arrihen rezultate më të mira, u bë e mundur që nga ky takim të dilet me një SWOT analizë të sektorit peme dhe perime, e po ashtu edhe me disa rekomandime për qështjet me interes dhe tejet të nevojshme për këtë sektor, të cilat sado pak do të kontribuonin për përmirësimin e kushteve në këtë sektor. Pjesëmarrësit në këtë takim e panë tejet të nevojshme që takime të tilla kosoliduese të ketë edhe në të ardhmen dhe për këtë arsye gjatë muajve në vazhdim, përkatësisht në muajin Qershor është edhe takimi i radhës ku do të diskutohet për nën masat e sektorit të hortikulturës, me shpresën se njëherë e përgjithmonë do të krijohen kushtet për një bujqësi sa më të mirë.