en-US
 
  • Site
  • Web
Search



Shkurt 2013

 Në kuadër të thirrjes për aplikim të Zyrës së BE-së në Prishtinë: EU Support to Regional Economic Development, që ka të bëjë me përkrahjen e zhvillimit ekonomik regjional, IADK ka aplikuar me projekt propozimin:

"Promovimi i shërbimeve të turizmit rural dhe infrastrukturës në zonën e Shalës”

 Ky projekt propozim është aprovuar nga ZBE në Prishtinë, dhe kontrata për grant me IADK-në është nënshkruar në fund të janarit 2013.  Projekti ka të bëjë me promovimin e shërbimeve të turizmit rural dhe   infrastrukturës në zonën e Shalës, e që përfshinë disa fshatra të komunës së Vushtrrisë dhe Mitrovicës.
Projekti ka vlerën prej 471,776.41 €, dhe është në partneritet e bashkë financim me komunën e Vushtrrisë dhe Mitrovicës, ndërsa kohëzgjatja e projektit do të jetë 22 muaj.