en-US
 
  • Site
  • Web
Search

IADK nenshkruan grant kontrate me zyren e BE-se ne Prishtine

Dhjetor 2012

Ne kuader te thirrjes per aplikim te Zyres se BE-se ne Prishtine, Civil Society Facility, e destinuar per te kontribuar ne ngritjen e dialogut dhe konsultimit mes shoqerise civile dhe qeverise, IADK ka aplikuar me projekt propozimin:

"Fuqizimi i kapacitetit te shoqerise civile per politikberje dhe konsultim me qeverine ne sektorin e bujqesise".

Ky projekt propozim eshte aprovuar nga ZBE ne Prishtine, dhe kontrata per grant me IADK-ne eshte nenshkruar ne Dhjetor 2012.  Projekti ka te beje me fuqizimin e nje organizate nacionale te fermereve e cila do te jete pjese e politikberjes dhe konsultimit me qeverine, perkatesisht me Ministrine e Bujqesise dhe me me autoritetet tjera relevante te ketij sektori.

Projekti kap shumen prej 220,000.00 EUR, dhe bashkefinancohet me nje kontribut domethenes edhe nga Ministria e Bujqesise, Pylltarise dhe Zhvillimit Rural.