en-US
 
  • Site
  • Web
Search

Organizohet punetori per diskutimin e kultivimit te dredhezes

Me 30 Tetor 2012 është organizuar nje punetori e projektit per kultivimin e dredhezes në Hotel Victory në Prishtinë ku kanë qenë të pranishëm 58 pjesëmarrës.

Në kuadër të pjesëmarrësve kanë qenë  fermerë,  përfaqësues të institucioneve publike, organizatave jo qeveritare dhe ekspertë lokal. Qëllimi i kësaj punëtorie ka qenë prezantimi i rezultatit të projektit dhe nxjerrja e rekomandimeve nga përvoja e arritur. Pas prezantimit të rezultateve është bërë organizimi i pjesëmarrësve në dy grupe punuese.

Grupi i parë punues e ka trajtuar temen “ Perspektiva e ngritjes sё pemishteve me dredhez nё Kosovё” ku si konkluzione ka nxjerrё

Nevoja pёr vazhdimin e ngritjes sё pemishteve dhe fidanishteve  me dredhez ёshtё shumё e madhe, pasi qё ekzistojnë kushte klimatiko-tokesore shumё tё mira dhe ende nuk janë plotësuar kërkesat e tregut me dredhez.

Gjatё investimeve nё ngritjen e pemishteve duhet pasё kujdesё nё kriteret qё tu ipet prioritet ngritjes se siperfaqeve me dredhez  ne ambjente te mbyllura dhe te ngritura nga siperfaqja e tokes.

Rajonizimi i kesaj kulture nuk duhet dhen prioritet sepse fermert e regjioneve te ndryshme munde te shesin dredheza ne perjudha te ndryshme kohore.

Si sfida gjate kultivimit te dredhezes eshte sigurimi i materjalit fidanor te paster, uji per ujitje, edukimi, perpunimi, tregu, rujtja mbrojtja nga breshri dhe ngricat.

Grupi i dytё ka trajtuar temёn  “Perspektiva e aplikimit tё IPM-it te dredheza” Kushtet per aplikimin e IPM jane plotesuar pjeserisht
Perparesite e aplikimit te IPM jane mbrojtja e shendetit dhe mbrojtja e ambientit

Sfidat kryesore gjate aplikimit te IPM ne kultivimin e dredhezes jane:
Sigurimi i materialit cilesor fidanor
Sigurimi i pesticideve
Mungesa e informimit
Cmimi i larte i imputeve dhe
Mbajtja e Shenimeve

Perparesite ne aplikimin e IPM jane: Produkte te shendetshme, te regjistruara dhe te sperkatura me praparate me karence te shkurter.

Ndersa dobesite jane: çmimi i larte, nuk kane treg dhe procedurat e regjistrimit  jane te  gjata.

Konsumatoret per poduktet e prodhuara ne IPM jane te vetedijshem shume pak  dhe menyra me e mire per informim eshte Marketingu, Edukimi, Panairet dhe Trajnimet.


Posted in: Lajme