en-US
 
  • Site
  • Web
Search

Tetë serra nga 100m² dhe inpute përcjellëse

Janë përkrahur 8 gra me nga një pako gjithëpërfshirëse e cila ka përmbajtur: ngritjen e serrave 100m² (serrat me montim, folia e zezë plastike për mulqirim, sistemi i ujitjes pikë pikë, rezervari për ujitje 1000 L, sistemi i mbështetjes), inputet bujqësore (farë të trangullit kornishon dhe spinaqit, plehrat kompleks granul dhe kristalorë, pesticidet, pompë spërkatse CP3 20 L) edukim profesional (4 sesione të trajnimeve). Përfitueset kanë qenë nga lokalitetet e pjesës veriore të Mitrovicës (Suhodoll, Kroi i Vitakut, Vinarc) dhe Zveqanit (Kelmend).
Pas mbarimit të sezonit të kultivimit të trangullit kornishon në fund të tetorit është vazhduar me mbjelljen e spinaqit.
Me përfituesit e serrave janë mbajtur 3 sesione të trajnimeve me tema të ndryshme duke filluar nga prodhimtaria, përgatitja e serrave, mirëmbajtja e serrës, mbrojtja, plehërimi, ujitja, teknologjia e kultivimit të, trangullit kornishon dhe spinaqit.
Të gjithë përfituesit janë monitoruar dhe këshillar direkt në fermë gjatë tërë periudhes së prodhimtarisë. Gjithashtu përfituesit janë furnizuar edhe me broshura praktike për kultivimin e perimeve dhe skica detale për mbjelljen e perimeve në serrë të përgatitura nga stafi i IADK-së.
Posted in: Hortikulturë