en-US
 
  • Site
  • Web
Search


Realizimit të këtij aktiviteti të ri fillimisht i ka paraprirë hulumtimi i rrjetit të grumbullimit të frutave pyjor dhe bimëve mjekuese në zonat rurale të regjionit të Mitrovicës. Njëkohësisht është bërë edhe promovimi projektit nëpër zonat ku grumbullohen këto prodhime. Dy përfituesit janë nga Fshatrat Bajgorë dhe Broboniq komuna e Mitrovicës. Secili prej tyre ka marrë nga një tharëse elektrike me kapacitet 2 m3 dhe një makinë për prerjen e kërpudhave. Për të dy përfituesit është mbajtur një trajnim për përdorimin e pajisjeve.
Gjithashtu atyre u është përgatitur nga një fletore për mbajtjen e shënimeve mbi grumbullimin dhe shitjen prodhimeve pyjore.
Gjatë këtij viti janë grumbulluar 5 lloje të bimëve mjekuese (Aguliçja, kamomili, shtogu, gentiana dhe bliri), 2 lloje të kërpudhave (pankushja dhe dhelparakja) dhe 6 lloje të frutave pyjor (boronica, molla e egër, dardha e egër kaça, murrizi dhe dëllinja e zezë). Është arrit që në dy PGFP të grumbullohen 83000 kg të këtyre prodhimeve me një çmim mesatar 0.71 € ose gjithsej 59250 €. Nga kjo vlerë kanë përfituar 160 familje nga 27 fshatra të ndryshme të komunës së Mitrovicës mesatarisht 370 € për familje.
Një pjesë të prodhimeve të grumbulluara nga fshatarët janë tharë me pajisjet që i kanë marrë nga IADK dhe një pjesë janë shitur të freskëta në një Qendër grumbulluese më të madhe. Pastaj nga kjo qendër janë eksportuar në vende të ndryshme jashtë Kosovës. Nga sasia e përgjithshme e prodhimeve të grumbulluara 83000 kg, prej tyre 14400 kg është tharë dhe i është rritur vlera për 42%. Dy pikat grumbulluese nga shitjet e prodhimeve të freskëta dhe të thara kanë krijuar fitime prej 10758 € ose mesatarisht mbi 5000 € për secilën nga PGFP.
Posted in: Hortikulturë