en-US
 
  • Site
  • Web
Search

REALIZOHET VIZITA SHKËMBYESE NË KOSOVË ME PËRFITUES TË SERRAVE

Me qëllim të marrjes së përvojave në kultivimin e perimeve në serra, e sidomos për mënyrën e shfrytëzimit më racional të serrave, duke kultivuar perime në sezonën vjeshtore, IADK ka organizuar një vizitë me disa nga përfituesit e serrave të shpërndara gjatë viteve 2017/2019, në saje të projektit “Mundësimi i vetëpunësimit të rinisë dhe grupeve të margjinalizuara në viset rurale të Kosovës”. Vizita është organizuar më 18 Tetor 2019 dhe kanë marrë pjesë 16 fermer përfitues të serrave nga Vushtrria dhe Shtimja.

 
Me këta përfitues janë vizituar dy kultivues shumë të vyeshëm dhe të specializuar për prodhimin e fidanëve dhe kultivimin e perimeve, sidomos në ambijente të mbyllura.Pjesmarrësit në këto dy vizita kanë marrë përvoja shumë të rëndësishme nga dy kultivuesit e perimeve (Fahrudin Mahmuti – fshati Sibovc-Podujevë dhe Skender Ramadani-fshati Godanc-Shtime), ), të cilët me kënaqësi kanë shpjeguar metodat e kultivimit të perimeve dhe shfrytëzimin e drejt të serrave, me qëllim të arritjes së përfitimeve sa më të larta nga kjo veprimtari.

 

Informacionet e marra në këto vizita do të ju ndihmojnë këtyre fermerëve që të avancojnë edhe më tej teknologjitë e kultivimit të perimeve në serrat e tyre.