en-US
 
  • Site
  • Web
Search

  


I nderuar lexues,


Mirësevini në ueb faqen e IADK-së. Me shfletimin e informatave në këtë faqe ju do të gjeni informata rreth angazhimit të organizatës sonë për zhvillimin e sektorit të bujqësisë në Kosovë.


Është e rëndësishme të theksojmë se viti 2010 për IADK-në (Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës) ka qenë një vit i suksesshëm në të gjitha drejtimet, prandaj stafi i IADK-së është i përkushtuar ta vazhdojë ritmin e sukseseve edhe në këtë vit sikurse dhe në vitet e ardhshme.

Ngritja kapaciteteve të organizatës ka ndodhur pas angazhimit të konsulentëve të jashtëm të cilët në bashkëpunim me stafin profesional të IADK-së kanë riformuluar dhe adaptuar dy manualet kryesore të IADK-së: atë të prokurimit dhe të financave të cilat janë aprovuar nga Bordi i Drejtove të IADK në dhjetor 2010.

Monitorimi dhe evaluimi i projekteve të IADK-së për vitin 2010 si dhe adaptimi i strategjisë 2007 2013 kanë përfaqësuar gjithashtu një kthesë dhe orientim të qartë për IADK-në. Ky vit karakterizohet si vit i shtimit të partnerëve dhe donatorëve siç janë Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian, CoS, USAID/KPEP si dhe me zgjerimin e aktiviteteve në tërë Kosovën; duke reflektuar në dyfishimin e stafit.

Pas përkrahjes së MBPZHR me subvencione, fermerët kanë filluar të orientohen drejt rritjes së fermave të tyre dhe kjo manifestohet edhe tek përfituesit e programit të IADK-së; sepse një pjesë e madhe e tyre kanë përfituar nga kjo përkrahje.

Për IADK-në edhe më tutje mbetet sfidë ngritja e njohurive dhe përdorimi i teknikave dhe pajisjeve të reja teknologjike tek fermerët dhe përfituesit e programeve tona me qëllim të  ngritjes së sasisë e cilësisë prodhimtarisë, dhe për uljen e kostos së prodhimit. 

IADK beson që me një bashkëpunim të ngushtë në mes të ekipit të saj profesional, fermerëve, komunave, MBPZHR si dhe partnerëve ndërkombëtarë do të arrijmë të prodhojmë ushqim të cilësisë së lartë dhe të kontribuojmë në zvogëlimin e importit dhe hapjen e vendeve të punës.

Shpresoj që kjo faqe t’ju shërbej me informacione të nevojshme dhe ne mirëpresim komentet dhe sugjerimet tuaja që na ndihmojnë të zhvillojmë ueb faqen e IADK-së.


Zenel Bunjaku

Drejtor Ekzekutiv