Analizimi i kufizimeve dhe mundësive brenda sektorit bujqësor lehtëson zhvillimin e një ndërhyrjeje të përshtatur projekti që synon nxitjen e zhvillimit të suksesshëm bujqësor

Që nga tetori i vitit 2023, Këshilli Danez për Refugjatë (DRC) ka ngarkuar IADK-në që të ndërmarrë një analizë gjithëpërfshirëse ekonomike të bujqësisë në rajonin e Mitrovicës dhe Prishtinës. Kjo përfshin identifikimin e zinxhirëve mbizotërues të vlerës dhe sistemeve të tregut në të cilat operojnë komunitetet e synuara, me objektivin e formulimit të rekomandimeve specifike për të forcuar këto zinxhirë vlerash.Janë mbajtur takime me përfaqësues nga 15 komuna në rajonet e caktuara dhe janë zhvilluar intervista me 95 palë të interesuara, kryesisht duke përfshirë fermerë, qendra grumbullimi dhe përpunimi, shoqata dhe furnizues të inputeve. Objektivi ishte vlerësimi i sfidave dhe identifikimi i mundësive për zhvillimin e sektorit në dobi të komuniteteve rurale, me fokus në gjininë dhe përfshirjen e grupeve të ndryshme etnike, të angazhuara në bujqësi.Si përfundim, janë mbajtur katër fokus grupe me 44 palë të interesuara nga Vushtrria, Skënderaj, Lipjani, Podujeva, Graqanica, Novobërda, Leposaviqi dhe Zubin Potoku. Këto fuks grupe ofruan një metodë për të mbledhur njohuri të detajuara nga përvojat, besimet, perceptimet dhe qëndrimet personale të pjesëmarrësve përmes ndërveprimeve të strukturuara dhe të moderuara.Të dhënat e mbledhura nga takimet, intervistat dhe focus grupeve do të ndihmojnë partnerët në formulimin e një qasjeje ndërhyrjeje që synon të promovojë ndryshime të qëndrueshme dhe pozitive në pjesëmarrjen e grupeve të margjinalizuara dhe të varfra në treg.Ky projekt implementohet nga IADK, mbështetet nga Këshilli Danez për Refugjatë (DRC), dhe financohet nga Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (Sida), e cila përfaqësohet nga Ambasada e Suedisë në Kosovë.