Nënshkruhen marrëveshjet e bashkëpunimit me komunën e Vushtrrisë dhe atë të Shtimes

Në kuadër të projektit “Fuqizimi i grave, burrave dhe të rinjve që jetojnë në zonat rurale me sfida ekonomike, të krijojnë mjete jetese të qëndrueshme nëpërmjet aktiviteteve bujqësore dhe të përpunimit të ushqimit” përkrahur nga donatori zviceran FRIEDA, janë nënshkruar marrëveshjet e bashkëpunimit me komunën e Vushtrrisë dhe atë të Shtimes. Me anë të kësaj marrëveshje, fermerët/et e këtyre dy komunave do të përkrahen me grante në fushën e bujqësisë. Përveç kësaj, do të mbështeten edhe gratë me trajnime profesionale dhe grante në sektorin e përpunimit.

Për t’u informuar më detajisht rreth projektit, janë mbajtur edhe sesionet informuese në dy komunat.