👩‍🌾PËRKRAHEN FERMERËT ME GRANTE NË SEKTORIN E BLEGTORISË

IADK shpërndanë laktofriza, makina mjelëse dhe bidona për qumësht për fermerët në sektorin e blegtorisë
IADK, ka përkrahur 11 fermerë të sektorit të blegtorisë nga Komuna e Skenderajt me laktofriza të kapaciteteve 300L dhe 500L, makina mjelëse dhe bidona për qumësht, duke kontribuar kështu në lehtësimin dhe përmirësimin e kushteve të punës së tyre, si dhe duke krijuar mundësi për gjenerim të të ardhuarave nga aktivitetet bujqësore. Gjatë shpërndarjes së laktofrizave, makinave mjelëse dhe bidonave për qumësht kanë marrë pjesë Drejtori Ekzekutiv i IADK-së z. Zenel Bunjaku, dhe Drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural z. Behxhet Maliqi, të cilët uruan fermerët për pakon mbështetëse, e cila do të ju shërbej në grumbullimin, ruajtjen dhe përmirësim e cilësisë së qumështit 🐄🥛. Ky aktivitet është realizuar në kuadër të projektit “Përmirësimi i punësimit dhe mundësive për gjenerim të të ardhurave në zonat rurale të Kosovës”, i financuar nga donatori BfdW nga Gjermania dhe bashkë financuar nga Komuna e Skenderajt.