MBËSHTETËN FERMERËT E KOMUNËS SË VUSHTRRIS DHE MALISHEVËS ME BIDONA PËR QUMËSHT

IADK në kuadër të projektit “Fuqizimi i zinxhirit të vlerës përmes zhvillimit të aftësive” i financuar nga GIZ ka shpërndarë bidona për përfituesin e komunës së Vushtrrise në objektin e IADK-së kurse për fermerët e komunës së Malishevës shpërndarja është bërë në fermat e fermerve.

Projekti ka mbështetur 27 fermerë ruralë që merren me blegtori me bidona të qumështit me kapacitet 20 L, ato që janë mëse të nevojshme për punën e përditshme. Pajisjet e tilla do të ndihmojnë për të siguruar që cilësia e qumështit të jetë brenda standardeve të kërkuara.

Mbështetja e IADK-së me bidona ka për qëllim ta zhvillojë sektorin e blegtorisë , rrisë numrin e lopëve qumështore dhe të krijojë kushte për fermerët në ruajtjen dhe përmirësim e cilësisë së qumështit dhe njëherësh të rritë të ardhurat e tyre.