IADK certifikon kandidatet në sektorin e përpunimit të ushqimit – moduli qumështar! 🎓

Me datë 06.02.2024, është realizuar ceremonia e certifikimit për të vlerësuar arritjet e 15 kandidatëve që përfunduan me sukses trajnimin në modulin e programit të qumështit.
Me plotësimin e kërkesave të formimit profesional në përputhje me programet e validuara nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve (AKK) dhe kalushmërisë së testeve vlerësuese, kandidatëve iu dhanë kualifikimet e Nivelit III sipas Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve (KKK), me nga 4 kredi.
Certifikatat u dorëzuan nga z. Zenel Bunjaku, Drejtor Ekzekutiv i IADK-së, së bashku me z. Muhamed Bajrami, Këshilltar i Projektit GIZ, znj. Hava Mlinaku, Administratore në Komunën e Vushtrrisë, dhe trajneri specifik përgjegjës për modulet në këtë sektor, si dhe anëtarët e projektit.
Po ashtu këto kandidate janë mbështetur me pajisje esenciale për përpunim shtëpiak të ushqimit.
Ky aktivitet është realizuar në kuadër të projektit “Fuqizimi i zinxhirit të vlerës përmes programit të zhvillimit të aftësive”, përkrahur nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ Kosovo) GmbH, mandatuar në emër të Republikës Federale te Gjermanisë 🇩🇪