Hapet njësia për përgatitjen e ëmbëlsirave Dea’s Cakes në Komunën e Podujevës📍

Sot më datë 17.01.2024, është mbajtur ceremonia e përurimit të njësisë për përgatitjen e ëmbëlsirave “Dea’s Cakes” tek përfituesja Vlora Mexhuani nga Komuna e Podujevës. Kjo mbështetje është arritur pas përfundimit me sukses të trajnimeve profesionale në sektorin e ëmbëlsirave të realizuara nga organizata IADK.
Dea’s Cakes është mbështetur me grant në vlerë prej 9.000€ me të gjitha pajisjet e nevojshme profesionale, me anë të të cilave ajo do të arrijë të përgatisë produkte cilësore, të sigurta dhe me një kapacitet të lartë prodhues.
Një falënderim të veçantë Znj.Vlora Mexhuani ka shprehur për organizatën IADK dhe Komunën e e Podujevës për mbështetjen e ofruar, dhe ka shprehur se është tashmë e përmbushur që ka arritur ta realizojë ëndrrën që gjithmonë e ka pasur në hapjen e biznesit individual, ku do të përkushtohet në maksimum për rritjen dhe zhvillimin e biznesit dhe për punësimin e grave të tjera.
Kryetari i Komunës Z.Bulliqi dhe Drejtori Ekzekutiv i IADK-së Z.Bunjaku gjatë ceremonisë shprehën gatishmërinë e tyre në vazhdimin e projekteve që në fokus të veçantë janë të përfishra gratë dhe vajzat ku do të i’u mundësohet ngritja profesionale në sektor të ndryshëm të përpunimit të ushqimit dhe në aftësim profesional.
Ky aktivitet është realizuar në kuadër të projektit “Përmirësimi i punësimit dhe mundësive për gjenerim të të ardhurave në zonat rurale të Kosovës” mbështetur nga donatori Gjerman “Brot für die Welt” në bashkëpunim me Komunën e Podujevës.
#Foodprocessing #Sweetsector #Chessecake # Cake #Pastry