IADK certifikon 15 kandidatet nga Komuna e Podujevës në Programin Bërës Ëmbëlsirash

27.12.2023
Pas përfundimit të trajnimeve dhe kalueshmërisë së testeve për 15 pjesëmarrëse janë ndarë certifikata nga organizata IADK.
Me datë 27.12.2023 është organizuar ceremonia e certifikimit të 15 kandidateve që kanë vijuar trajnimet në modulin “Bërës ëmbëlsirash”.
Pas përfundimit të trajnimeve profesionale dhe kalueshmërisë së testeve vlerësuese kandidatet janë pajisur me certifikatë të validuara nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve (AKK).
Shpërndarja e certifikatave është bërë nga Drejtori Ekzekutiv i IADK-së z. Zenel Bunjaku, dhe Drejtoresha e Bujqësisë nga Komuna e Podujevës z. Lirije Hoti si dhe zyrtarja për Bujqësi nga Komuna e Podujevës Znj. Vahide Veseli, të cilët i përgëzuan kandidatet për angazhimin dhe suksesin e treguar gjatë periudhës së trajnimeve në sektorin e Ëmbëlsirave.
Po ashtu, pjesë e aktivitetit të trajnimeve është mbështetja me pajisje profesionale në sektorin e ëmbëlsirave ku një kandidate do ju mundësohet hapja e biznesit individual në sektorin e ëmbëlsirave.
Ky aktivitet është organizuar në kudër të projektit “Përmirësimi i punësimit dhe mundësive për gjenerim të të ardhurave në zonat rurale të Kosovës” i finnancuar nga Donatori Bfdw nga Gjermania dhe bashkëfinancuar nga Komunat Podujevë