VIZITA STUDIMORE PËR SHKËMBIM TË PËRVOJAVE ME PËRFITUES NGA SEKTORI I PERIMEVE.

Në kuadër të projektit “Fuqizimi i zinxhirit të vlerës përmes zhvillimit të aftësive” i financuar nga GIZ , IADK ka organizuar 4 vizita studimore për përfituesit e projektit në sektorin e perimeve me qëllim të avancimit të mëtejmë të njohurive për teknikat e kultivimit të perimeve.
Në këtë vizitë kanë marrë pjesë 4 grupe të fermerëve nga Lipjani, Mitrovica,Prishtina,Skenderaj, Rahovec,Obiliq, Vushtrri dhe Podujevë. Gjithësej 44 përfitues patën rastin për të shkëmbyer përvojat e tyre mes veti, si dhe të njihen me përvojat e dy bisneseve ‘’Agro Buli L.L.C. ‘’ , “Fidanishtja Godanci’’ nga komuna e Shtimjes dhe fermerit nga Krusha e Madhe Z. Kujtim Hoti, të cilët janë të dalluar në kultivimit e perimeve në serra.
Përfituesit patën mundësi të njoftohen më përvojën dhe njohurit e këtyre fermerve të cilët kanë shpjeguar në detaje të gjitha punët që kërkohen gjatë kultivimit të perimeve në serra , për sfidat që mund të paraqiten në menaxhimin e sëmundjeve dhe dëmtuesve, për rëndësinë e përcaktimit të drejt të hibrideve që do të përdoren për kultivim në varësi të kërkesave të tregut dhe qëndrueshmërisë së tyre ndaj sëmundjeve dhe transportit.