MBËSHTETËN FERMERËT E KOMUNËS SË DRAGASHIT ME BIDONA PËR QUMËSHTË

IADK në kuadër të projektit “Fuqizimi i zinxhirit të vlerës përmes zhvillimit të aftësive” i financuar nga GIZ ka shpërndarë bidona për përfituesin e komunës së Dragashit.

Projekti ka mbështetur 18 fermerë ruralë që merren me blegtori me bidona të qumështit me kapacitet 20 L, ato që janë mëse të nevojshme për punën e përditshme. Pajisjet e tilla do të ndihmojnë për të siguruar që cilësia e qumështit të jetë brenda standardeve të kërkuara.

Mbështetja e IADK-së me bidona ka për qëllim ta zhvillojë sektorin e blegtorisë , rrisë numrin e lopëve qumështore dhe të krijojë kushte për fermerët në ruajtjen dhe përmirësim e cilësisë së qumështit dhe njëherësh të rritë të ardhurat e tyre.