Realizohet vizita për shkëmbim të përvojave me përfitues të serrave

Më datë 25 Gusht 2023 është realizuar vizita studimore për shkëmbim të eksperiencave me përfitues të serrave, me qëllim të avancimit të mëtejmë të njohurive për teknikat e kultivimit të perimeve.

Në këtë vizitë kanë marrë pjesë dy grupe të fermerëve nga Mitovica dhe Podujeva, gjithësejt 15 përfitues, të cilët patën rastin për të shkëmbyer përvojat e tyre mes veti, si dhe të njihen me përvojat e dy fermerëve shumë të dalluar të kultivimit të perimeve në serra me sipërfaqe mbi 1.5 ha. Vizitat janë realizuar në komunën e Podujevës përkatësisht tek fermerët Fahrudin Mahmuti dhe Valdet Osmani, të cilët kanë shpjeguar në detaje të gjitha punët që kërkohen gjatë kultivimit të perimeve në serra dhe për sfidat që mund të praqiten në sidomos në menaxhimin e sëmundjeve dhe dëmtuesve, por edhe për masta tjera të përkujdesit, për rëndësinë e përcaktimit të drejt të hibrideve që do të përdoren për kultivim, në varësi të kërkesave të tregut dhe qëndrueshmërisë së tyre ndaj sëmundjeve, por edhe ndaj transportit. Ky aktivitet është realizuar në kuadër të projektit “Përmirësimi i punësimit dhe mundësive për gjenerim të të ardhurave në zonat rurale të Kosovës” i financuar nga donatori BfdW nga Gjermania.