Përkrahen fermerët në ngritjen e pemishteve me dredhëza!

Me qëllim të krijimit të mundësive për gjenerimin e të ardhurave nga aktivitetet bujqësore, IADK ka përkrahur 10 përfitues për ngritjen e pemishteve me dredhëza në komunën e Suharekës.
Pakoja përkrahëse përfshin furnizimin me fidanë të dredhëzave, sistemin e ujitjes dhe foljen e zezë, për ngritje të pemishteve me sipërfaqe nga 1500 m². Përfituesit, përveç përkrahjes direkte me fidanë dhe inpute përcjellëse mbështeten edhe me asistencë profesionale për të gjitha teknikat e kultivimit të dredhëzave me qëllim të arritjes së rezultateve sa më të larta gjatë kultivimit të dredhëzave.
Ky aktivitet është realizuar në kuadër të projektit "Përmirësimi i punësimit dhe mundësive për gjenerim të të ardhurave në zonat rurale të Kosovë”, i financuar nga donatori BfdW nga Gjermania dhe bashkëfinancuar nga komuna e Suharekës.