Vazhdon mbështetja e fermerëve me grante në sektorin e blegtorisë!

Drenas dhe Podujevë

Me qëllim të lehtësimit dhe të përmirësimit të kusheve të punës tek fermerët, IADK ka vazhduar të mbështesë me grante në sektorin e blegtorisë fermerët nga Komuna e Podujevës dhe e Drenasit.

Gjatë këtyre ditëve, IADK ka përkrahur 4 fermerë nga Komuna e Podujevës dhe 3 fermerë të tjerë nga Komuna e Drenasit me pako mbështetëse të pajisjve të sektorit të blegtorisë si laktofrizë të kapaciteteve 300 L dhe 500 L, makina mjelëse dhe bidona për qumësht.

Kjo pako mbështetëse do të ju ndihmoj në grumbullimin, ruajtjen më të lehtë si dhe përmirësimin e cilësisë së qumështit, duke krijuar mundësi më të mëdha në gjenerimin e të ardhurave nga kjo veprimtari bujqësor.

Ky aktivitet është realizuar në kuadër të projektit “Përmirësimi i punësimit dhe mundësive për gjenerim të të ardhurave në zonat rurale të Kosovës”, i financuar nga donatori BfdW nga Gjermania dhe bashkë financuar nga komunat partnere.

#IADK #Agriculture Sectors #Livestock Sector #Supporting Farmers #Increasing Capacity #Improving Quality of Milk