Trajnime praktike per shfrytëzimi racional i plehrave

Prodhimtaria e kulturave bujqësore në sasi e cilësi të dëshiruar, kërkonë përdorimin racional të plehrave të nevojshme. Prandaj, në kuadër të aktivitetit Mbështetja Teknike për Bujqësinë në Kosovë, programi IWRM-K, përmes partnerëve IADK dhe EPI Centar ka ofruar trajnim praktikë për 50 përfitues të ciklit të dytë të grantit me temë shfrytëzimi racional i plehrave te molla (17 përfitues) dhe mjedra (33 përfitues).

Ky trajnim, ndihmon fermerët që të rrisin njohuritë dhe aftësive në lidhje me përdorimin efikas dhe të përshtatshëm të plehrave sipas rekomandimeve, shfrytëzimin e plehruesit – venturit mbështetur nga programi dhe njëkohësishtë synon të ulë normat e përdorimit dhe shpenzimet e pa nevojshme. Po ashtu, trajnimi mundësonë që fermerët të zvoglojnë ndotjen e lumenjeve dhe rrjedhjeve të ujit si rezultat i përdorimit të pakontrolluar të plehrave.