Udhëzuesi i ri për prodhimin e fidanëve organike të bimëve mjekësore dhe aromatike për Kosovë

IADK & FiBL

Në Kosovë, prodhimi i bimëve mjekësore dhe aromatike në vazhdimësi ka shënuar rritje në vitet e fundit. Duke ofruar një nivel të lartë të ardhurave për hektarë, këto bimë janë shumë aktuale për kultivim nga fermerët e vegjël.

Megjithatë, saktësia e kërkuar në mbjellje dhe menaxhimi sfidues i barërave të këqija mund të rezultojë në humbje të konsiderueshme të prodhimit.
Udhëzuesi i ri teknik ofron informata të dobishme për të tejkaluar këto sfida përmes përdorimit të fidanëve për krijimin e bimëve shumëvjeçare.

Prodhimi i fidanëve kërkon shumë njohuri dhe përvojë praktike, duke filluar me zgjedhjen e metodës së kultivimit për përzierjen e substrateve të duhura, përdorimin e teknikave të përshtatshme të mbjelljes, sigurimin e kushteve optimale për rritje dhe zbatimin e masave preventive për mbrojtje të bimëve.

Udhëzuesi i ri teknik i përpiluar nga ekspertet e FiBL ofron informata për përzgjedhjen e sistemit të përshtatshëm për prodhimin e fidanëve për ata që dëshirojnë të fillojnë prodhimin e fidanëve organike, si dhe ofron rekomandime të vlefshme për fermerët që tashmë janë duke kultivuar fidane.

Zhvillimi i udhëzuesit të ri teknik është mbështetur financiarisht nga ADA (Agjencia Austriake për Zhvillim), koordinuar nga CACH (Caritasi Zviceran) dhe është zbatuar nga FiBL, Bioherb dhe IADK në vazhdën e projektit SIRED.

Udhëzuesi është në dispozicion në gjuhën shqipe për shkarkim pa pagesë këtu.