Përurohet njësia përpunuese Gollaku Food në Komunën e Kamenicës

Kamenicë

Me datë 02.06.2022 u mbajt ceremonia e përurimit të njësisë për përpunimin e frutave dhe perimeve “Gollaku Food” tek përfituesja Ibadete Sadiku nga Komuna e Kamenicës. Kjo mbështetje është arritur pas ndjekjes dhe vlerësimit të suksesshëm gjatë trajnimeve profesionale në programin “Konservues i frutave, perimeve dhe të ngjashme” të realizuara nga organizata IADK. 

Gollaku Food është mbështetur me grant në vlerë prej 12. 000 Euro me pajisje profesionale për të përgatitur produktet të ndryshme të cilat do të lehtësojnë punën dhe do të mundësojnë që të ketë produkte cilësore dhe të sigurta në tregun vendor. Për të lehtësuar qasjen në treg dhe shitjen e produkteve të saj IADK ka mbështetur me regjistrimin e biznesit të përfitueses, barkode për 100 produkte dhe dizajnimin e logos dhe etiketave për produkte që do të shes në treg.   

Përfituesja e pajisjeve profesionale Ibadete Sadiku ka shprehur se si pasion të saj gjithmonë ka pasur përgatitjen e produkteve të konservuara, ku falënderon organizatën IADK dhe Komunën e Kamenicës për mbështetjen e ofruar duke mundësuar realizimin e një prej ëndrrave të saj.

Drejtori Ekzektuiv i IADK-së Z. Bunjaku dhe Kryetari i Komunës Z. Rahimaj gjatë ceremonisë  shprehen gatishmërinë e tyre që të vazhdojnë me përkrahjen grave dhe vajzave në vitet e ardhshme në sektor të ndryshëm të përpunimit dhe bujqësisë.

Ky aktivitet është realizuar në kuadër të projektit “Përmirësimi i punësimit dhe mundësive për gjenerim të të ardhurave në zonat rurale të Kosovës” mbështetur  nga donatori Gjerman  “Brot für die Welt” në bashkëpunim me Komunën  Kamenicës

#fruit #vegetable #foodprocessing #driedfruit #pickels #ajvar #traditionalfood #healthyfood #citrus #smallscalebusinees #VET #fruitsnack #agriculture #BrotfürdieWelt #IADK