IADK finalizon ndërtimin e serrave te 17 përfitues

Vushtrri, Skënderaj

Me qëllim të ngritjes së kapaciteteve profesionale dhe prodhuese të fermerëve në sektorin e hortikulturës, IADK ka organizuar paraprakisht trajnime me dy grupe të fermerëve nga komuna e Skënderaj dhe Vushtrisë, ku prej 30 fermerëve që kanë përfunduar programin e trajnimeve, 17 janë përzgjedhur për përkrahje me grante në sektorin e hortikultures.

 

Të gjithë përfituesit kanë shprehë interesimin e tyre për investime në ngritjen e serrave për kultivim të perimeve, andaj gjatë kësaj jave është përfunduar ndërtimi i serrave me sipërfaqe nga 176 m², si dhe përkrahja me sistem të ujitjes, inpute përcjellëse, motokultivator-frezë dhe furnizimi me fidane të perimeve.

 

Krahas mbështetjes me trajnime dhe investimeve në ngritjen e serrave, përfituesit do të kenë edhe asistencën praktike profesionale nga ekspertët e IADK-së gjatë tërë vegjetacionit, si dhe vizita studimore me qëllim të arritjes së prodhimtarisë sa më të lartë dhe cilësore nga kultivimi i perimeve 


Këto aktivitete janë realizuar në kuadër të projektit “Përmirësimi i punësimit dhe mundësive për gjenerim të të ardhurave në zonat rurale të Kosovës” i financuar nga Donatori Bread for the World nga Gjermania dhe bashkëfinancuar nga komunat partnere.