Sistemi dual i arsimit profesional në Gjermani

Kempten dhe Tübignen

IADK në kuadër të bashkëpunimit me ekspertët Dr. Fröhlich dhe Znj. Keßler nga Senior Experten Service ka realizuar vizita studimore në institucion arsimor Berufsschule Kempten, institucion i cili aplikon sistemin dual te arsimimit dhe fabrika të cilat janë lidere në prodhimin e produkteve të qumeshtit. Ky sistem i arsimimit mundëson punën praktike për aftësimin profesional dhe punësimin e puntorëve të ardhshëm të kualifikuar për kompanit e tyre.

Gjatë vizitave IADK është njoftuar nga afër me procesin e arsimimit dual dhe rëndësis që i kushtohet përgatitjës së stafit profesional të kualifikuar në sektor të industrive ndryshme me fokus në industrinë e qumështit.

Vizitat studimore janë realizuar tek fermer të ndryshme në sektorë të bujqësisë, blegtorisë, përpunimit të frutave dhe perimeve, biznese familjare të cilat prodhojnë produkte organike dhe në Universitetiin e  Hohenheim.

IADK falënderon partnerët e saj Mr. Rück për mikëpritjen e ngrohtë dhe gatishmërin për të ndihmuar zhvillimin e sistemit dual të arsimit në Kosovë, përvoja të cilat do të aplikohen tek prodhuesit e ushqimit në Kosovë.

Aktiviteti është mbështetur në kuadër të projektit “Përmirësimi i punësimit dhe mundësive për gjenerim të të ardhurave në zonat rurale të Kosovës”, i përkrahur nga donatori BfdW nga Gjermania.