Përfituesit e projektit aftësohen në planifikimin e marketingut

Vushtrri, Skënderaj, Lipjan, Shtime, Viti dhe Kamenicë

IADK ka organizuar trajnime dy ditore  në aspektin e marketingut për të gjithë përfituesit e granteve, të përkrahur në vitin 2020/21,  në komunat: Vushtrri, Skenderaj, Lipjan, Shtime, Viti dhe Kamenicë.

Gjatë këtyre trajnimeve përfituesit janë njohur me konceptin bazë të marketingut me qëllim të lehtësimit të qasjes në treg për shitje të prodhimeve bujqësore. Në varësi të aktiviteteve të përfituesëve janë përshtatur edhe trajnimet për marketing, duke dhënë shembuj konkret sipas sektorëve se çfarë veprimesh duhet të ndërmarrin përfituesit që të kenë më të lehtë planifikimin e prodhimit dhe të ndërlidhin paraprakisht me tregun ku do të shiten prodhimet e tyre.  

Ky aktivitet është zbatuar në kuadër të projektit “Përmirësimi i punësimit dhe mundësive për gjenerim të të ardhurave në zonat rurale të Kosovës”, projekt trevjeçar (2020-2022), i financuar nga Donatori Bread for the World (BfdW) nga Gjermania.