Përkrahen 15 përfitues në Pejë me sisteme solare

Peja

Që nga kohërat më të lashta, familjet kosovare migrojnë me bagëtinë e tyre në zonat malore, (ose në Bjeshkë siç njihen tek ne), në sezonin e pranverës për të qëndruar deri në fillim të sezonit të vjeshtës. Kjo traditë është praktikuar në mënyrë që të shfrytëzohen plotësisht burimet natyrore duke ruajtur biodiversitetin dhe ekologjinë lokale. Përderisa bagëtitë ushqehen me kullotat më të mira të zonave malore, lëvizja e tyre rritë pjellshmërinë e tokave që përshkojnë pasi që jashtëqitjet e tyre fertilizojnë zonën. Njëkohësisht, ajri i pastër dhe malet frymëzuese krijojnë një shkëputje të domosdoshme nga ndotja e zonave urbane.

Kjo traditë praktikohet ende në Kosovë, ndër të tjera në Bjeshkët e Nemuna dhe rajonin e Podgurit. Kjo praktikë njihet ndërkombëtarisht si Transhumancë, e cila rrjedh nga fjala spanjolle (transhumancia) rrjedh përfundimisht nga latinishtja trans (përtej) dhe humus (toka). Përderisa transhumanca më parë është praktikuar gjerësisht në të gjithë botën, kjo praktikë pothuajse është shuar në vendet e zhvilluara. Fakti që ende praktikohet në Kosovë, rrit bukurinë e maleve dhe turistët janë më të interesuar të vizitojnë Kosovën dhe të vëzhgojnë fermerët që praktikojnë këtë traditë autentike dhe bagëtinë në habitatin e tyre natyral.

Për të kontribuar në zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm malor, IADK aktualisht po zbaton projektin "Transhumanca - ofertë e re turistike e Kosovës dhe Malit të Zi", i cili është financuar nga Bashkimi Evropian përmes programit të bashkëpunimit ndërkufitar IPA midis Malit të Zi dhe Kosovës. Fusha e projektit përfshinë rajonin e Pejës dhe Istogut, kryesisht malet që frymëzuese të këtyre dy rajoneve.

Në kuadër të aktiviteteve të projektit, sot, me datën 22.07.2021, janë nënshkruar kontratat me 15 pronarë të stanëve të cilët janë përzgjedhur nga komuna e Pejës për mbështetje me sisteme solare. Përfituesit do të përkrahen me sisteme solare, ku prej tyre janë 6 të kapacitetit të lartë si dhe 9 të kapacitetit të vogël.

Gjatë nënshkrimit të kontratave nga Drejtori Ekzekutiv i IADK-së Z. Zenel Bunjaku si dhe Kryetari i Komunës së Pejës Z. Gazmend Muhaxheri, motivuan përfituesit që në vazhdimësi të përkushtohen ndaj ruajtjes së traditës dhe të merren sa më shumë me shërbime turistike (akomodim, përgatitjen dhe ruajtjen e ushqimeve tradicionale) dhe përmbushjen e kërkesave të turistëve vendorë si dhe të huaj, sepse është një sektor me perspektivë dhe i cili gjithmonë po vazhdon të rritet më shumë.

Drejtori i IADK-së Zenel Bunjaku gjatë ceremonisë, shtoj se Komuna e Pejës është lider sa i përket zhvillimit dhe promovimit të turizmit e cila si fushë është me shumë përspektivë në të ardhmen, po ashtu ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit për punën e palodhshme gjatë kësaj kohe.

IADK fton të gjithë të vizitojnë këto stanet tradicionale të bjeshkëve të Komunës së Pejës për të kaluar një kohë të këndshme dhe të shkëputeni nga jeta stresuese urbane.