en-US
 
  • Site
  • Web
Search

Përgatitja e silazhës së misrit

Një ndër problemet më të mëdha për përgatitjen e ushqimit të silazhuar është mungesa e pajisjeve adekuate për përgatitjen e silazhës së misrit. Duke e ditur se silazhi i misrit është ushqim i lirë, kualitativ dhe ulë koston e prodhimit, IADK këtë vit ka ndihmuar dy fermerë me makina për korrjen e silazhës së misrit. Përfituesit janë nga komuna e Vushtrrisë dhe Skenderajt.

Të dy përfituesit gjate këtij viti i kanë përdorur makinat e silazhës ne mënyrë të duhur dhe kanë kryer shërbime edhe për 46 fermerë të tjerë nga komunat e Vushtrrisë dhe Skenderajt. Numri i përgjithshëm i sipërfaqes së korrur me silazhe të misrit ka qenë 46 ha, ku çmimi mesatar për ha ka qenë prej 170 €/ha për fermerët të cilët kanë qenë anëtarë të shoqatave dhe 200€/ha për ata që nuk kanë qenë anëtarë të shoqatave. Të hyrat e përgjithshme për të dy përfituesit kanë qenë rreth 8500 €.
 
Pas shfrytëzimit të makinave të silazhit në mënyrë adekuate dhe në kohën e duhur, fermerët kanë përmirësuar kualitetin e silazhës së misrit e cila ka rezultuar rritjen e prodhimtarisë së qumështit. Në mënyrë indirekte nga ky projekt kanë përfituar 46 fermerë. Ne bazë të të dhënave të fermerëve, kualiteti i silazhës se misrit është rritur prej 30% deri në 40 % si rezultat i trajnimeve dhe korrjes në kohën e duhur të silazhit të misrit.
Posted in: Blegtori