Me qëllim të përmirësimit te kualitetit të qumështit dhe vetëdijesimin e fermerëve ne përdorimin e praktikave te mira në fermë, IADK ka përkrahur 88 fermerë te regjionit te Mitrovicës dhe komunave te Podujevës dhe Drenasit me pako higjienike për pastrimin e pajisjeve mjelëse dhe me bidona për transportimin e qumështit.
Në kuadër te projektit, te gjithë përfituesit do te trajnohen ne aspektin praktik ne përmirësimin e kualitetit te qumështit, përparësitë e përmirësimit te kualitetit te qumështit dhe përdorimit te praktikave te mira ne menaxhimin e fermave qumështore te lopëve. Trajnimet do te mbahen ne grupe te fermerëve ne te gjitha komunat e lartcekura.
Me qellim te monitorimit sa me te mire, IADK ne bashkëpunim me grumbulluesit e mostrave te qumështit nga Agjencioni i Veterinarise dhe Ushqimit do te beje marrjen e mostrave çdo muaj për secilin përfitues me qellim te përcjelljes se progresit te përmirësimit te kualitetit te qumështit dhe informimit te fermerëve.