Me qëllim të ngritjes dhe fuqizimit të shoqatës së grave “ Begatia “ në fshatin Runik, IADK ka bërë blerjen dhe shpërndarjen inventarit të domosdoshëm për funksionimin e zyrës së shoqatës. Me 20 Prill është bërë shpërndarja e pajisjeve në fshatin Runik te shoqata “Begatia", duke përfshirë kompjutorë, tavolina, karrike e material tjeter shpenzues të nevojshme për zyrë.
Me qellim te fuqizimit ne aspektin menaxherial te shoqates se grave “Begatia“ Runik, komuna e Skenderajt, eshte organizuar trajnimi per menaxhimin e shoqates. Ne kete trajnim kane marre pjese te gjitha anetaret e shoqates Begatia, ku numri i pjesmarreseve ka qene 15.
Shoqata e grave Begatia përkrahet nga IADK përmes projektit "Promovimi i bujqesise, hortikultures, blegtorise, dhe perpunimit te frutave ne rajonin e Mitrovices" qe financohet nga Bashkimi Evropian permes skemes se granteve EURED.
Anëtaret e shoqatës do të përkrahen edhe me vijimin e kurseve të gjuhës angleze dhe kurse për kompjutorë.