en-US
 
  • Site
  • Web
Search
Tregim suksesi për Xhafer Haradinajn
e mërkurë, 4 maj 2011

Tregim suksesi për Xhafer Haradinajn


“Me njohuritë e fituara nga trajnimet dhe këshillat e stafit të IADK, kam kaluar ne ekstra klasë dhe tani kam rritur të hyrat ne fermën time më shumë se 50 % në muaj”- shprehet Z.Haradinaj. Me rritjen e të hyrave në fermën e tij, gjatë vitit 2010 Z.Haradinaj ka investuar në fermën e tij në blerjen e një laktofrizi te veçantë vetëm për qumështin e fermës se tij në mënyre që ta ketë më mirë në kontroll kualitetin e qumështit.
Tregim suksesi nga  Adem Fejzullahu
e mërkurë, 4 maj 2011

Tregim suksesi nga Adem Fejzullahu


Është 43 vjeçar, jeton në fshatin Bajgorë komuna e Mitrovicës bashkë me familjen gjashtë anëtarëshe, gruan dy djemtë dhe dy vajzat e tij. Duke jetuar në një fshat të thellë malor të rajonit të Shalës së Bajgorës, për të sigurimi i ekzistencës, plotësimi i nevojave familjare dhe shkollimi i fëmijëve paraqesin një sfidë në vete.
Pilot projekti për kultivimin e manaferrës dhe mjedrës
e hënë, 2 maj 2011

Pilot projekti për kultivimin e manaferrës dhe mjedrës


Në këtë aktivitet kanë përfituar 5 fermerë nga komunat Skënderaj (2), Vushtrri (2) dhe në Podujevë (1). Me të gjithë përfituesit është nënshkruar kontratë tri palëshe “ IADK - Komuna të cilës i ka takuar – Përfituesi” në të cilën janë specifikuar të gjitha obligimet dhe detyrat e palëve kontraktuese duke përfshirë edhe participimin me 20% të vlerës së projektit.
Shtatë përfitues të pemishteve me mollë nga 0.5ha
e hënë, 2 maj 2011

Shtatë përfitues të pemishteve me mollë nga 0.5ha


Përzgjedhja e përfituesve është bërë në tri komuna Vushtrri (5), Skenderaj (1) dhe Zubin Potok (1).
Me të gjithë përfituesit është nënshkruar kontratë tri paleshe “IADK - Komuna e të cilës i ka takuar – Përfituesi” në të cilën janë specifikuar të gjitha obligimet dhe detyrat e palëve kontraktuese duke përfshirë edhe participimin 20% të vlerës së projektit.
Mulcher  për korrjen e barit dhe imtësimin e degëve të pemëve
e hënë, 2 maj 2011

Mulcher për korrjen e barit dhe imtësimin e degëve të pemëve


Me qëllim të mirëmbajtjes më të lehtë dhe më kualitative të pemishteve, për fermerët pemëtar është siguruar një mulqer i cili është i dedikuar për korrjen e barit dhe imtësimin e degëve të pemëve pas krasitjes. Ky mjet i është dhuruar falas shoqatave të fermerëve pemëtar të regjionit, të krijuara nga IADK. Shfrytëzimi i këtij mulqeri është përcaktuar me kontratë mes IADK-së, SHF ,,Frutikultura’’ dhe Departamentit të Bujqësisë në Vushtrri. Këtë mjet do të mund ta shfrytëzojnë edhe fermerë tjerë por natyrisht me çmim me të lartë të përdorimit, në raport me anëtarët e SHF. Mulqeri është blerë si rezultat i kursimeve të bëra gjatë implementimit të projektit.
Tetë serra nga 200m² dhe inpute përcjellëse
e hënë, 2 maj 2011

Tetë serra nga 200m² dhe inpute përcjellëse


Janë përkrahur 8 përfitues prodhues të perimeve me nga një pako gjithëpërfshirëse e cila ka përmbajtur: ngritjen e serrave 200m² (serrat me montim, folja e zezë plastike për sistemi i ujitjes pikë- pikë rezervari për ujitje 1000 L, sistemi i mbështetjes), inputet bujqësore (fidanë të perimeve spec, domate, trangull dhe sallatë, plehrat kompleks granulë dhe kristalorë, pesticidet, pompë spërkaste CP3 20 L).
Tetë serra nga 100m² dhe inpute përcjellëse
e hënë, 2 maj 2011

Tetë serra nga 100m² dhe inpute përcjellëse


Janë përkrahur 8 gra me nga një pako gjithëpërfshirëse e cila ka përmbajtur: ngritjen e serrave 100m² (serrat me montim, folia e zezë plastike për mulqirim, sistemi i ujitjes pikë pikë, rezervari për ujitje 1000 L, sistemi i mbështetjes), inputet bujqësore (farë të trangullit kornishon dhe spinaqit, plehrat kompleks granul dhe kristalorë, pesticidet, pompë spërkatse CP3 20 L) edukim profesional (4 sesione të trajnimeve). Përfitueset kanë qenë nga lokalitetet e pjesës veriore të Mitrovicës (Suhodoll, Kroi i Vitakut, Vinarc) dhe Zveqanit (Kelmend).
e hënë, 2 maj 2011

Pika grumbulluese të frutave pyjore


Realizimit të këtij aktiviteti të ri fillimisht i ka paraprirë hulumtimi i rrjetit të grumbullimit të frutave pyjor dhe bimëve mjekuese në zonat rurale të regjionit të Mitrovicës. Njëkohësisht është bërë edhe promovimi projektit nëpër zonat ku grumbullohen këto prodhime. Dy përfituesit janë nga Fshatrat Bajgorë dhe Broboniq komuna e Mitrovicës. Secili prej tyre ka marrë nga një tharëse elektrike me kapacitet 2 m3 dhe një makinë për prerjen e kërpudhave. Për të dy përfituesit është mbajtur një trajnim për përdorimin e pajisjeve.
Komora ftohëse
e hënë, 2 maj 2011

Komora ftohëse


Është mbështetur një Qendër Grumbulluese e frutave pyjor me komorë ftohëse 40 m3. Kjo qendër grumbullon fruta pyjor në
nivel regjional duke përfshirë edhe dy pikat e mbështetura nga IADK gjatë këtij viti. Kjo komorë do të ndihmojë në zvogëlimin e humbjeve gjatë qarkullimit të produkteve grumbullim – shitje.
Përmirësimi i kualitetit të qumështit
e hënë, 2 maj 2011

Përmirësimi i kualitetit të qumështit


Për të përmirësuar kualitetin e qumështit, gjatë vitit 2010 IADK ka ndihmuar 35 fermerë nga komunat e Vushtrrisë, Skënderajt dhe Mitrovicës me pajisje higjienike. Secili fermer ka përfituar nga një pako higjienike e cila përmban: acid dhe bazë për pastrimin e pajisjeve mjelëse, dezinfektues te gjirit, jod, test për zbulimin e mastitisit (CMT), tri lloje të brushave për pastrimin e makinave mjelëse dhe paloma për pastrimin e gjirit të lopës. Qëllimi i projektit ka qenë që fermerët të trajnohen në aplikimin e procedurave për prodhimin e qumështit kualitativ, duke përfshirë praktikat e mira të mjeljes, pastrimit adekuat të makinave mjelëse, ruajtjen dhe transportin e qumështit deri tek përpunuesi. IADK ka monitoruar dhe trajnuar fermerët për gjashtë muaj. Mostrat e qumështit janë marrë në baza mujore dhe janë dërguar për analiza në laboratorin e qumështit të Agjencisë së Veterinarisë dhe Ushqimit në Prishtinë.
Page 99 of 100First   Previous   91  92  93  94  95  96  97  98  [99]  100  Next   Last