en-US
 
  • Site
  • Web
Search
Përfundon sezona e kornishonit  për 14 fermerë të ndihmuar nga IADK
e enjte, 10 nëntor 2011

Përfundon sezona e kornishonit për 14 fermerë të ndihmuar nga IADK


Gjatë sezonit veror të vitit 2011, IADK ka ndihmuar 14 fermerë përfitues në kultivimin e kornishonit. Fermerët përfitues janë nga 6 komuna : Vushtrri (3), Skenderaj (3), Mitrovicë (1) Zubin Potok (3) Podujevë (2) dhe Drenas (2).
Përfaqësuesit e shoqatës AFDI nga Franca qëndrojnë në vizitë në Kosovë
e premte, 4 nëntor 2011

Përfaqësuesit e shoqatës AFDI nga Franca qëndrojnë në vizitë në Kosovë


Në periudhën 20-29 Tetor 2011 dy përfaqësues së shoqatës së fermerëve AFDI nga Franca kanë qëndruar në Kosovë për të vizituar fermat e ndryshme dhe për të shkëmbyer përvojat me fermerët kosovar.
Partnerët nga Finlanda dhe Suedia vizitojnë IADK-në
e enjte, 27 tetor 2011

Partnerët nga Finlanda dhe Suedia vizitojnë IADK-në


Me 26 Tetor 2011 përfaqësuesit e organizatave donatore nga Finlanda dhe Suedia, z. Aarno Lahtinen (FCA) dhe Ema (CoS) vizituan IADK-në dhe biseduan rreth  të arriturave nga projektet e ndryshme të cilat janë në implementim e sipër në rajonin e Mitrovicës, Skenderajt, Vushtrrisë dhe Podujevës.
Vizitë studimore e tre përfaqësuesve të IADK-së në Bari të Italisë
e mërkurë, 26 tetor 2011

Vizitë studimore e tre përfaqësuesve të IADK-së në Bari të Italisë


Nga data 20 deri më 22 Tetor 2011 tre përfaqësues të IADK-së kanërealizuar një vizitë në Bari të Italisë për planifikimin e bashkëpunimit në mes të Instituto Agronomico Mediterraneo Bari (IAMB) dhe IADK-së në prodhimtarinë organike dhe të integruar. Pjesëmarrës në këtë vizitë nga IADK ishin Drejtori Zenel Bunjaku, Magbule Hyseni dhe Vahid Avdiu, kurse shoqërues i ekipit të IADK-së në Itali ishte Z. Pandeli Pasko
Vizitë me karakter mësimor e shkëmbim përvojash në Maqedoni
e martë, 25 tetor 2011

Vizitë me karakter mësimor e shkëmbim përvojash në Maqedoni


Nga data 19 deri më 21 Tetor, 2 përfaqësuese të Departamentit të Përpunimit të IADK-së të shoqëruara nga 8 gra kanë marrë pjesë në një vizitë me karakter mësimor dhe për shkëmbim përvojash në Maqedoni.  Nikoqiri i kësaj vizite ishte Federata e Fermerëve të Maqedonisë, koordinuar nga z.Arben Halili. Vizita u përqendrua në Gostivar, Tetovë dhe Strumicë.

IADK ndihmoi 5 fermerë  me serra 200m2
e mërkurë, 19 tetor 2011

IADK ndihmoi 5 fermerë me serra 200m2


Gjatë vitit 2011, IADK ka bërë shpërndarjen e serrave 200m me ç'rast kanë përfituar 5 fermerë nga 4 komuna : Vushtrri (2), Skenderaj (1), Podujevë (1) dhe Drenas (1). Serrat janë shpërndarë nga fondet e realizuara përmes projektit të IADK-së të financuar nga donatori FCA nga Finlanda.
IADK mbështeti dy fermerë nga Vushtrria me pajisje për ftohjen e qumështit në fermë
e mërkurë, 19 tetor 2011

IADK mbështeti dy fermerë nga Vushtrria me pajisje për ftohjen e qumështit në fermë


Gjatë vitit 2011 IADK ka përkrahur dy fermerë me pajisje për ftohjen e qumështit ne fermë. Qëllimi kryesor i këtij aktiviteti është që të përmirësohet kualiteti i qumështit në ferma dhe fermerët të kenë potencial në ngritjen e prodhimtarisë së qumështit. Ky aktivitet është bërë në bashkëpunim me fermerët; ata kanë rregulluar hapësirën e mjaftueshme për vendosjen e laktofrizit.
IADK ndihmon përpunimin e qumështit të dhisë në fshatin Bajgorë të Mitrovicës
e martë, 18 tetor 2011

IADK ndihmon përpunimin e qumështit të dhisë në fshatin Bajgorë të Mitrovicës


Duke parë nevojat e tregut për prodhime cilësore te produkteve nga qumështit i dhisë, IADK ka ndihmuar një përfitues me pajise për përpunimin e qumështit te dhisë në djathë dhe në paketimin e prodhimeve finale.
Drejtori i IADK-së merr pjesë në seminar në Berlin
e martë, 11 tetor 2011

Drejtori i IADK-së merr pjesë në seminar në Berlin


Drejtori i IADK-së, z.Zenel Bunjaku më 5 dhe 6 Tetor 2011 ka marrë pjesë në seminarin “Zbulimi dhe parandalimi i mashtrimeve në projekte ndërkombëtare”, të organizuar nga instituti i auditimit “Fabel, Werner & Schnittke GmbH” në Berlin të Gjermanisë.
Konsulenti holandez për pemë z.Chris Van Der Riet  qëndron në Kosovë
e diel, 2 tetor 2011

Konsulenti holandez për pemë z.Chris Van Der Riet qëndron në Kosovë


Në periudhën nga 19 deri me 28 Shtator në IADK ka qëndruar konsulenti holandez z.Chris Van Der Riet, në cilësinë e ekspertit për pemë nga organizata PUM.
Page 94 of 99First   Previous   89  90  91  92  93  [94]  95  96  97  98  Next   Last