en-US
 
  • Site
  • Web
Search
IADK organizoi tryezë të rrumbullakët për të diskutuar sektorin e përpunimit shtëpiak
e hënë, 21 nëntor 2011

IADK organizoi tryezë të rrumbullakët për të diskutuar sektorin e përpunimit shtëpiak


Më 11 Nëntor 2011 IADK organizoi tryezë për sektorin e përpunimit shtëpiak të ushqimit për të diskutuar me mbi 20 pjesëmarrës; përfaqësuese të shoqatave të grave, Rrjetit të Grave të Kosovës, përfaqësues të GIZ, organizatës Gratë për gratë dhe  tregtarë të ndryshëm.
Fermerët e regjionit të Mitrovicës në vizitë shkëmbimore në Maqedoni
e premte, 18 nëntor 2011

Fermerët e regjionit të Mitrovicës në vizitë shkëmbimore në Maqedoni


Nga data 7 deri më 10  Nëntor 2011, 10 fermerë të deleve dhe dhive nga regjioni i Mitrovicës kanë marrë pjesë në një vizitë studimore në Maqedoni të organizuar nga IADK.  Qëllimi i kësaj vizite ishte shkëmbimi i përvojave profesionale mes fermerëve të deleve dhe dhive të dy vendeve.
IADK organizoi tryezë të rrumbullakët për të diskutuar sektorin e deleve dhe dhive
e hënë, 14 nëntor 2011

IADK organizoi tryezë të rrumbullakët për të diskutuar sektorin e deleve dhe dhive


IADK organizoi tryezën e rrumbullaket me temën:

“MUNDËSITË E ZHVILLIMIT TË SEKTORËVE TË DELEVE DHE DHIVE NË REGJIONIN E MITROVICËS”.

Përfundon sezona e kornishonit  për 14 fermerë të ndihmuar nga IADK
e enjte, 10 nëntor 2011

Përfundon sezona e kornishonit për 14 fermerë të ndihmuar nga IADK


Gjatë sezonit veror të vitit 2011, IADK ka ndihmuar 14 fermerë përfitues në kultivimin e kornishonit. Fermerët përfitues janë nga 6 komuna : Vushtrri (3), Skenderaj (3), Mitrovicë (1) Zubin Potok (3) Podujevë (2) dhe Drenas (2).
Përfaqësuesit e shoqatës AFDI nga Franca qëndrojnë në vizitë në Kosovë
e premte, 4 nëntor 2011

Përfaqësuesit e shoqatës AFDI nga Franca qëndrojnë në vizitë në Kosovë


Në periudhën 20-29 Tetor 2011 dy përfaqësues së shoqatës së fermerëve AFDI nga Franca kanë qëndruar në Kosovë për të vizituar fermat e ndryshme dhe për të shkëmbyer përvojat me fermerët kosovar.
Partnerët nga Finlanda dhe Suedia vizitojnë IADK-në
e enjte, 27 tetor 2011

Partnerët nga Finlanda dhe Suedia vizitojnë IADK-në


Me 26 Tetor 2011 përfaqësuesit e organizatave donatore nga Finlanda dhe Suedia, z. Aarno Lahtinen (FCA) dhe Ema (CoS) vizituan IADK-në dhe biseduan rreth  të arriturave nga projektet e ndryshme të cilat janë në implementim e sipër në rajonin e Mitrovicës, Skenderajt, Vushtrrisë dhe Podujevës.
Vizitë studimore e tre përfaqësuesve të IADK-së në Bari të Italisë
e mërkurë, 26 tetor 2011

Vizitë studimore e tre përfaqësuesve të IADK-së në Bari të Italisë


Nga data 20 deri më 22 Tetor 2011 tre përfaqësues të IADK-së kanërealizuar një vizitë në Bari të Italisë për planifikimin e bashkëpunimit në mes të Instituto Agronomico Mediterraneo Bari (IAMB) dhe IADK-së në prodhimtarinë organike dhe të integruar. Pjesëmarrës në këtë vizitë nga IADK ishin Drejtori Zenel Bunjaku, Magbule Hyseni dhe Vahid Avdiu, kurse shoqërues i ekipit të IADK-së në Itali ishte Z. Pandeli Pasko
Vizitë me karakter mësimor e shkëmbim përvojash në Maqedoni
e martë, 25 tetor 2011

Vizitë me karakter mësimor e shkëmbim përvojash në Maqedoni


Nga data 19 deri më 21 Tetor, 2 përfaqësuese të Departamentit të Përpunimit të IADK-së të shoqëruara nga 8 gra kanë marrë pjesë në një vizitë me karakter mësimor dhe për shkëmbim përvojash në Maqedoni.  Nikoqiri i kësaj vizite ishte Federata e Fermerëve të Maqedonisë, koordinuar nga z.Arben Halili. Vizita u përqendrua në Gostivar, Tetovë dhe Strumicë.

IADK ndihmoi 5 fermerë  me serra 200m2
e mërkurë, 19 tetor 2011

IADK ndihmoi 5 fermerë me serra 200m2


Gjatë vitit 2011, IADK ka bërë shpërndarjen e serrave 200m me ç'rast kanë përfituar 5 fermerë nga 4 komuna : Vushtrri (2), Skenderaj (1), Podujevë (1) dhe Drenas (1). Serrat janë shpërndarë nga fondet e realizuara përmes projektit të IADK-së të financuar nga donatori FCA nga Finlanda.
IADK mbështeti dy fermerë nga Vushtrria me pajisje për ftohjen e qumështit në fermë
e mërkurë, 19 tetor 2011

IADK mbështeti dy fermerë nga Vushtrria me pajisje për ftohjen e qumështit në fermë


Gjatë vitit 2011 IADK ka përkrahur dy fermerë me pajisje për ftohjen e qumështit ne fermë. Qëllimi kryesor i këtij aktiviteti është që të përmirësohet kualiteti i qumështit në ferma dhe fermerët të kenë potencial në ngritjen e prodhimtarisë së qumështit. Ky aktivitet është bërë në bashkëpunim me fermerët; ata kanë rregulluar hapësirën e mjaftueshme për vendosjen e laktofrizit.
Page 91 of 96First   Previous   86  87  88  89  90  [91]  92  93  94  95  Next   Last