en-US
 
  • Site
  • Web
Search
SHPËRNDARJA E MAKINAVE MJELËSE NË KOMUNËN E FERIZAJT
e premte, 26 prill 2019

SHPËRNDARJA E MAKINAVE MJELËSE NË KOMUNËN E FERIZAJT


IADK po vazhdon me kompletimin e grantit për pesë përfituesit nga komuna e Ferizajt, pas shpërndarjes së laktofrizave dhe bidonave për ruajtjen e qumështit më datën 23.04.2019 u realizua edhe shpërndarja e makinave mjelëse për secilin përfitues dhe me këtë u kompletuar granti i cili do të ndikojë në cilësinë e qumështit dhe do të lehtësoj punët e përditshme në fermë.


SHPËRNDARJA E GRANTEVE NË KOMUNEN E FERIZAJT
e premte, 19 prill 2019

SHPËRNDARJA E GRANTEVE NË KOMUNEN E FERIZAJT


Shpërndarja e granteve për pesë  përfitues në komunën e Ferizajt ku janë dhënë laktofriza dhe makina mjelëse.


NËNSHKRIMI I KONTRATAVE ME PËRFITUESIT NGA KOMUNA E FERIZAJT
e mërkurë, 17 prill 2019

NËNSHKRIMI I KONTRATAVE ME PËRFITUESIT NGA KOMUNA E FERIZAJT


Nënshkrimi i kontratave me 5 përfitues nga komuna e Ferizajt të cilët kanë përfituar nga një laktofriz, një makinë mjelëse dhe nga tre bidonë të qumështit.


e mërkurë, 17 prill 2019

NGJARJET, TRAJNIMET, VIZITAT STUDIMORE PËR MUAJIN PRILL 2019


Për ngjarjet, trajnimet dhe vizitat studimore për muajin Prill 2019 në Departamentin e  Hortikulturës ju lutem shfletoni artikujt.


e mërkurë, 17 prill 2019

SHPALLJA E KONKURSIT PËR INXHINIER/E I/E PËRPUNIMIT TË USHQIMIT


IADK më 15.04.2019 ka publikuar në gazetën Koha Ditore shpalljen për rekrutim të stafin në pozitën "Inxhinier/e i/e Përpunimit të ushqimit".

IADK  VAZHDON TRAJNIMET ME TË RINJTË NË SEKTORIN E BUJQËSISË
e premte, 5 prill 2019

IADK VAZHDON TRAJNIMET ME TË RINJTË NË SEKTORIN E BUJQËSISË


IADK vazhdon mbajtjen e trajnimeve me të rinjt në sektorin e bujqësisë në kuadër të  projektit “Ngritja e kapaciteteve profesionale të të rinjve në sektorin e bujqësisë”.


e premte, 5 prill 2019

PUBLIKOHET SHPALLJA PËR REKRUTIM "INXHINIER I BUJQËSISË"


IADK më 02.04.2019 ka publikuar në gazetën Koha Ditore shpalljen për rekrutim të stafin në pozitën "Inxhinier i Bujqësisë, Prodhimtari bimore, Lavërtari".
TË RINJTË/STUDENTËT FILLOJNË PUNËN PRAKTIKE
e enjte, 4 prill 2019

TË RINJTË/STUDENTËT FILLOJNË PUNËN PRAKTIKE


IADK në kuadër të projektit Ngritja e kapaciteteve profesionale të të rinjëve në sektorin e bujqësisë”, ka filluar sistemimin e studentëvë në punë praktike.


IADK KRIJON MUNDËSI PUNE DHE GJENERIM TË TË ARDHURAVE PËR TË RIKTHYERIT, PËRMES KULTIVIMIT TË ARRËS
e martë, 2 prill 2019

IADK KRIJON MUNDËSI PUNE DHE GJENERIM TË TË ARDHURAVE PËR TË RIKTHYERIT, PËRMES KULTIVIMIT TË ARRËS


Përfituesit e përzgjedhur janë mbështetur me mbjelljen e sipërfaqes prej 50 ari, me dy kultivarë të arrës (chandler dhe franquette). Krahas mbështetjes me fidane, përfituesit janë paisur edhe me material tjetër përcjellës si: sistem të ujitjes, plehra mineral dhe kristalor dhe rrethojë.


PËRFUNDOJNË TRAJNIMET NË PRODHIMTARI ORGANIKE TË BIMËVE MJEKËSORE DHE AROMATIKE
e hënë, 1 prill 2019

PËRFUNDOJNË TRAJNIMET NË PRODHIMTARI ORGANIKE TË BIMËVE MJEKËSORE DHE AROMATIKE


Gjithsej janë mbajtur 8 ditë trajnime, ku programi i katër ditëve të para është mbajtur më datat 25-28 Shkurt 2019, gjatë këtij trajnimi pjesëmarrësit patën mundësinë të njohin praktikat e mira bujqësore në prodhimtarinë  organike të bimëve mjekësore dhe aromatike si dhe mbrojtjes nga sëmundjet dhe dëmtuesit, tharjes, ambalazhimit,  ruajtjes, dhe rëndësisë së bimëve mjekësore, po ashtu janë mbajtur edhe trajnime ne praktikë tek prodhuesit dhe eksportuesit e BMA.


Page 7 of 102First   Previous   2  3  4  5  6  [7]  8  9  10  11  Next   Last