en-US
 
  • Site
  • Web
Search
Mulcher  për korrjen e barit dhe imtësimin e degëve të pemëve
e hënë, 2 maj 2011

Mulcher për korrjen e barit dhe imtësimin e degëve të pemëve


Me qëllim të mirëmbajtjes më të lehtë dhe më kualitative të pemishteve, për fermerët pemëtar është siguruar një mulqer i cili është i dedikuar për korrjen e barit dhe imtësimin e degëve të pemëve pas krasitjes. Ky mjet i është dhuruar falas shoqatave të fermerëve pemëtar të regjionit, të krijuara nga IADK. Shfrytëzimi i këtij mulqeri është përcaktuar me kontratë mes IADK-së, SHF ,,Frutikultura’’ dhe Departamentit të Bujqësisë në Vushtrri. Këtë mjet do të mund ta shfrytëzojnë edhe fermerë tjerë por natyrisht me çmim me të lartë të përdorimit, në raport me anëtarët e SHF. Mulqeri është blerë si rezultat i kursimeve të bëra gjatë implementimit të projektit.
Tetë serra nga 200m² dhe inpute përcjellëse
e hënë, 2 maj 2011

Tetë serra nga 200m² dhe inpute përcjellëse


Janë përkrahur 8 përfitues prodhues të perimeve me nga një pako gjithëpërfshirëse e cila ka përmbajtur: ngritjen e serrave 200m² (serrat me montim, folja e zezë plastike për sistemi i ujitjes pikë- pikë rezervari për ujitje 1000 L, sistemi i mbështetjes), inputet bujqësore (fidanë të perimeve spec, domate, trangull dhe sallatë, plehrat kompleks granulë dhe kristalorë, pesticidet, pompë spërkaste CP3 20 L).
Tetë serra nga 100m² dhe inpute përcjellëse
e hënë, 2 maj 2011

Tetë serra nga 100m² dhe inpute përcjellëse


Janë përkrahur 8 gra me nga një pako gjithëpërfshirëse e cila ka përmbajtur: ngritjen e serrave 100m² (serrat me montim, folia e zezë plastike për mulqirim, sistemi i ujitjes pikë pikë, rezervari për ujitje 1000 L, sistemi i mbështetjes), inputet bujqësore (farë të trangullit kornishon dhe spinaqit, plehrat kompleks granul dhe kristalorë, pesticidet, pompë spërkatse CP3 20 L) edukim profesional (4 sesione të trajnimeve). Përfitueset kanë qenë nga lokalitetet e pjesës veriore të Mitrovicës (Suhodoll, Kroi i Vitakut, Vinarc) dhe Zveqanit (Kelmend).
e hënë, 2 maj 2011

Pika grumbulluese të frutave pyjore


Realizimit të këtij aktiviteti të ri fillimisht i ka paraprirë hulumtimi i rrjetit të grumbullimit të frutave pyjor dhe bimëve mjekuese në zonat rurale të regjionit të Mitrovicës. Njëkohësisht është bërë edhe promovimi projektit nëpër zonat ku grumbullohen këto prodhime. Dy përfituesit janë nga Fshatrat Bajgorë dhe Broboniq komuna e Mitrovicës. Secili prej tyre ka marrë nga një tharëse elektrike me kapacitet 2 m3 dhe një makinë për prerjen e kërpudhave. Për të dy përfituesit është mbajtur një trajnim për përdorimin e pajisjeve.
Komora ftohëse
e hënë, 2 maj 2011

Komora ftohëse


Është mbështetur një Qendër Grumbulluese e frutave pyjor me komorë ftohëse 40 m3. Kjo qendër grumbullon fruta pyjor në
nivel regjional duke përfshirë edhe dy pikat e mbështetura nga IADK gjatë këtij viti. Kjo komorë do të ndihmojë në zvogëlimin e humbjeve gjatë qarkullimit të produkteve grumbullim – shitje.
Përmirësimi i kualitetit të qumështit
e hënë, 2 maj 2011

Përmirësimi i kualitetit të qumështit


Për të përmirësuar kualitetin e qumështit, gjatë vitit 2010 IADK ka ndihmuar 35 fermerë nga komunat e Vushtrrisë, Skënderajt dhe Mitrovicës me pajisje higjienike. Secili fermer ka përfituar nga një pako higjienike e cila përmban: acid dhe bazë për pastrimin e pajisjeve mjelëse, dezinfektues te gjirit, jod, test për zbulimin e mastitisit (CMT), tri lloje të brushave për pastrimin e makinave mjelëse dhe paloma për pastrimin e gjirit të lopës. Qëllimi i projektit ka qenë që fermerët të trajnohen në aplikimin e procedurave për prodhimin e qumështit kualitativ, duke përfshirë praktikat e mira të mjeljes, pastrimit adekuat të makinave mjelëse, ruajtjen dhe transportin e qumështit deri tek përpunuesi. IADK ka monitoruar dhe trajnuar fermerët për gjashtë muaj. Mostrat e qumështit janë marrë në baza mujore dhe janë dërguar për analiza në laboratorin e qumështit të Agjencisë së Veterinarisë dhe Ushqimit në Prishtinë.
Trajnimi i studentëve të fakultetit të Veterinarisë në përmirësimin e kualitetit të qumështit
e hënë, 2 maj 2011

Trajnimi i studentëve të fakultetit të Veterinarisë në përmirësimin e kualitetit të qumështit


Gjatë këtij viti IADK ka implementuar projektin “Organizimi i punës praktike të studentëve në përmirësimin e kualitetit të qumështit direkt në ferma” të donatorit Programi për Ndërmarrje Private të Kosovës (KPEP) i USAID-it.

Programi ka zgjatur pesë muaj (mars- shtator) në të cilin kanë qenë të përfshirë 15 studentë të Fakultetit të Veterinarisë. Studentët kanë punuar 3 ditë në javë direkt me 159 fermerët të cilët dorëzojnë qumësht në pesë qumështoret më të mëdha të Kosovës: Vita, Bylmeti, Abi, Magic Ice dhe Kabi.
Shpërndarja e makinave mjelëse
e hënë, 2 maj 2011

Shpërndarja e makinave mjelëse


Në mënyrë që fermerët të permirësojnë kualitetin e qumështit dhe që të ndimohen fermerët nën asistencë sociale, gjatë vitit 2010 IADK ka bërë shpërndarjen e 3 makinave mjelëse per tre përfitues. Dy përfitues jane gra nga komuniteti shqiptar dhe nje përftues është nga komunitetit serb. Përfituesit janë nga komuna e Vushtrrisë dhe Skënderajt.
Inseminimi artificial
e hënë, 2 maj 2011

Inseminimi artificial


Një ndër problemet kryesore që fermerët hasin në riprodhim është kualiteti i dobët i materialit gjenetik që importohet prej demave jo të certifikuar dhe pa pedigre. Për të zgjidhur këtë problem, IADK këtë vit ka importuar 1000 doza të materialit gjenetik të racave të ndryshme; 600 doza te racës Simmental, 200 doza të racës Holstein i Zi dhe 200 doza te racës Holstein i Kuq.

Vend origjina e materialit gjenetik ka qenë nga Amerika nga kompania World Wide Sires (WWS). I gjithë materiali gjenetik që është importuar është shpërndarë në 7 stacionet veterinare të komunave të Vushtrrisë, Mitrovicës dhe Skenderajt dhe poashtu janë pajisur edhe dy veterinarë të rinj të cilët janë trajnuar mbi inseminimin artificial.
Përgatitja e silazhës së misrit
e hënë, 2 maj 2011

Përgatitja e silazhës së misrit


Një ndër problemet më të mëdha për përgatitjen e ushqimit të silazhuar është mungesa e pajisjeve adekuate për përgatitjen e silazhës së misrit. Duke e ditur se silazhi i misrit është ushqim i lirë, kualitativ dhe ulë koston e prodhimit, IADK këtë vit ka ndihmuar dy fermerë me makina për korrjen e silazhës së misrit. Përfituesit janë nga komuna e Vushtrrisë dhe Skenderajt.

Të dy përfituesit gjate këtij viti i kanë përdorur makinat e silazhës ne mënyrë të duhur dhe kanë kryer shërbime edhe për 46 fermerë të tjerë nga komunat e Vushtrrisë dhe Skenderajt.
Page 101 of 102First   Previous   93  94  95  96  97  98  99  100  [101]  102  Next   Last