en-US
 
  • Site
  • Web
Search

Entries for the 'Lajmi në fokus' Category

e enjte, 15 dhjetor 2011

SHPALLJE PËR STUDENTËT E FAKULTETIT TË BUJQËSISË


Kërkohen 4 studentë të Fakultetit të Bujqësisë për t'u angazhuar në praktikë 9 dhe 10 mujore në implementimin e projekteve të mollës dhe dredhëzës, mbështetur nga Programi NOA i USAID.
U mbajt punëtoria “Promovimi i Mentorëve” organizuar nga IADK
e mërkurë, 14 dhjetor 2011

U mbajt punëtoria “Promovimi i Mentorëve” organizuar nga IADK


Në Hotel AFA në Prishtinë  u organizua një punëtori me temën “Promovimi i Mentorëve” për të promovuar projektin “Ngritja e punësimit të të rinjve“ i financuar nga Agjencia  Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim” (SDC), implementuar nga Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës (IADK) në bashkëpunim me Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë së Universitetit të Prishtinës.
e premte, 9 dhjetor 2011

IADK përfiton grant shërbimi nga programi NOA i USAID-it, implementuar nga Tetra Tech ARD


Më 2 Dhjetor 2011 Drejtori i IADK-së, z. Zenel Bunjaku nënshkroi kontratën me përfaqësuesin e Tetra Tech ARD, z. Martin Wood, për implementimin e projektit “ Mbikëqyrja e Përfituesve për Kultivimin Testues të Varieteteve të Reja të Mollës” që do fillojë nga Dhjetori 2011 dhe të zgjasë deri në Tetor 2012.
Promovohet Pika për Përpunimin e Frutave në Klinë të Epërme të Skënderajt
e enjte, 24 nëntor 2011

Promovohet Pika për Përpunimin e Frutave në Klinë të Epërme të Skënderajt


Më 23 Nëntor IADK organizoi  promovimin e  PIKËS PËR PËRPUNIMIN E FRUTAVE TË IMËTA. Kjo pikë përpunuese është komponenta e 4të e projektit “Promovimi i bujqësisë, hortikulturës, blegtorisë dhe përpunimit të frutave në rajonin e Mitrovicës” të financuar nga BE dhe ndodhet në Klinë të Epërme të Skenderajt, te fermeri Milaim Hamza.
IADK organizoi tryezë të rrumbullakët për të diskutuar sektorin e deleve dhe dhive
e hënë, 14 nëntor 2011

IADK organizoi tryezë të rrumbullakët për të diskutuar sektorin e deleve dhe dhive


IADK organizoi tryezën e rrumbullaket me temën:

“MUNDËSITË E ZHVILLIMIT TË SEKTORËVE TË DELEVE DHE DHIVE NË REGJIONIN E MITROVICËS”.

Përfaqësuesit e shoqatës AFDI nga Franca qëndrojnë në vizitë në Kosovë
e premte, 4 nëntor 2011

Përfaqësuesit e shoqatës AFDI nga Franca qëndrojnë në vizitë në Kosovë


Në periudhën 20-29 Tetor 2011 dy përfaqësues së shoqatës së fermerëve AFDI nga Franca kanë qëndruar në Kosovë për të vizituar fermat e ndryshme dhe për të shkëmbyer përvojat me fermerët kosovar.
Partnerët nga Finlanda dhe Suedia vizitojnë IADK-në
e enjte, 27 tetor 2011

Partnerët nga Finlanda dhe Suedia vizitojnë IADK-në


Me 26 Tetor 2011 përfaqësuesit e organizatave donatore nga Finlanda dhe Suedia, z. Aarno Lahtinen (FCA) dhe Ema (CoS) vizituan IADK-në dhe biseduan rreth  të arriturave nga projektet e ndryshme të cilat janë në implementim e sipër në rajonin e Mitrovicës, Skenderajt, Vushtrrisë dhe Podujevës.
Vizitë studimore e tre përfaqësuesve të IADK-së në Bari të Italisë
e mërkurë, 26 tetor 2011

Vizitë studimore e tre përfaqësuesve të IADK-së në Bari të Italisë


Nga data 20 deri më 22 Tetor 2011 tre përfaqësues të IADK-së kanërealizuar një vizitë në Bari të Italisë për planifikimin e bashkëpunimit në mes të Instituto Agronomico Mediterraneo Bari (IAMB) dhe IADK-së në prodhimtarinë organike dhe të integruar. Pjesëmarrës në këtë vizitë nga IADK ishin Drejtori Zenel Bunjaku, Magbule Hyseni dhe Vahid Avdiu, kurse shoqërues i ekipit të IADK-së në Itali ishte Z. Pandeli Pasko
Vizitë me karakter mësimor e shkëmbim përvojash në Maqedoni
e martë, 25 tetor 2011

Vizitë me karakter mësimor e shkëmbim përvojash në Maqedoni


Nga data 19 deri më 21 Tetor, 2 përfaqësuese të Departamentit të Përpunimit të IADK-së të shoqëruara nga 8 gra kanë marrë pjesë në një vizitë me karakter mësimor dhe për shkëmbim përvojash në Maqedoni.  Nikoqiri i kësaj vizite ishte Federata e Fermerëve të Maqedonisë, koordinuar nga z.Arben Halili. Vizita u përqendrua në Gostivar, Tetovë dhe Strumicë.

Drejtori i IADK-së merr pjesë në seminar në Berlin
e martë, 11 tetor 2011

Drejtori i IADK-së merr pjesë në seminar në Berlin


Drejtori i IADK-së, z.Zenel Bunjaku më 5 dhe 6 Tetor 2011 ka marrë pjesë në seminarin “Zbulimi dhe parandalimi i mashtrimeve në projekte ndërkombëtare”, të organizuar nga instituti i auditimit “Fabel, Werner & Schnittke GmbH” në Berlin të Gjermanisë.
Page 88 of 89First   Previous   80  81  82  83  84  85  86  87  [88]  89  Next   Last